Bota 3 Tetor 2024, 21:33 Nga VNA

Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore kalon me sukses provën e dytë ndaj sulmit iranian me raketa

Ndaje në Whatsapp
Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore kalon me sukses provën e dytë ndaj

Sistemi shumështresësh izraelit i mbrojtjes ajrore duket se ka kaluar një tjetër provë pas përballjes me breshërinë e fundit me raketa nga Irani.

Në sulmin e së martës, Irani lëshoi mbi 180 raketa drejt Izraelit. Sulmi aktivizoi sirenat e alarmit në të gjithë vendin dhe i detyroi banorët të shkonin në vendstrehime, por ai shkaktoi vetëm disa plagosje të lehta dhe dëme të vogla materiale, sepse shumë prej raketave u interceptuan ose u goditën në zona të hapura, të pabanuara.

Ky është suksesi më i fundit për një sistem të mbrojtjes ajrore, që gjatë vitit të kaluar ka interceptuar predha dhe raketa të lëshuara nga Gaza, Libani, Siria, Iraku, Jemeni dhe Irani. Në këto sulme janë përdorur raketa me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi, dronë dhe raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, si ato të lëshuara të martën.

Në sulmin e së martës, Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë se ndihmuan në interceptimin e një numri raketash. Shpërthime u panë edhe mbi qiellin e Jordanisë, por nuk është e qartë se kush e bëri interceptimin e tyre.

Shumica dërrmuese e interceptimeve të raketave gjatë vitit të fundit është kryer nga vetë Izraeli. Gjatë dekadave të fundit, Izraeli ka zhvilluar një sistem të sofistikuar, që është në gjendje të zbulojë dhe interceptojë predha apo raketa me vetëdrejtim që kanë patur objektiv qendrat e populluara, infrastrukturën ushtarake dhe civile. Udhëheqësit izraelitë thonë se sistemi nuk garanton mbrojtje në nivel 100%, por theksojnë se ai ka parandaluar dëme materiale serioze dhe numër të madh viktimash.

Ja një vështrim më i afërt i sistemeve të ndryshme izraelite të mbrojtjes ajrore:

“Shigjeta”

“Shigjeta” është një sistem i prodhuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, përfshirë llojet e ndryshme të raketave balistike që Irani lëshoi të martën. “Shigjeta”, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur edhe në luftën aktuale për të interceptuar raketat me rreze të gjatë veprimi, të lëshuara nga militantët e grupit Huthi në Jemen.

“Llastiku i Davidit”

Ndërtuar gjithashtu në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, “Llastiku i Davidit” është një sistem për interceptimin e raketave me rreze të mesme veprimi, si ato me të cilat Hezbollahu ka sulmuar Izraelin. Ai është përdorur në shumë raste gjatë luftës.

“Kupola e Hekurt”

“Kupola e Hekurt” është një sistem i prodhuar nga Izraeli me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ky sistem ka interceptuar me mijëra raketa që kur nsi të përdorej, në fillim të dekadës së kaluar, përfshirë dhe mijëra interceptime gjatë luftës aktuale kundër Hamasit dhe Hezbollahut. Izraeli thotë se ky sistem ka një shkallë suksesi mbi 90%.

“Shufra e Hekurt”

Izraeli po ndërton një sistem të ri për interceptimin e sulmeve me teknologjinë lazer. Izraeli ka thënë se ky sistem do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse operimi i tij do të jetë me një kosto shumë më të ulët sesa sistemet ekzistuese. Sipas mediave izraelite, kostoja e operimit vetëm një herë i sistemit “Kupola e Hekurt” arrin në rreth 50,000 dollarë, ndërsa përdorimi i sistemeve të tjera mund kushtojë mbi 2 milionë dollarë për interceptimin e vetëm një rakete. Përdorimi i sistemit “Shufra e Hekurt”, nga ana tjetër, do të kushtonte disa dollarë për rrëzimin e një rakete, sipas zyrtarëve izraelitë. Por ky sistem nuk është ende në funksion./VOA

 

Video

Disa qindra fermerë u mblodhën sot përpara Asamblesë Kombëtare në Paris për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Mercosur-it. Gjatë protestës, fermerët ndërmorën një veprim simbolik duke derdhur rreth 25 tonë patate përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, si shenjë kundërshtimi ndaj politikave që, sipas tyre, rrezikojnë seriozisht bujqësinë vendase franceze. Protestuesit shprehën shqetësimin se marrëveshja me Mercosur-in do të lehtësonte importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, të cilat prodhohen me standarde më të ulëta mjedisore dhe sociale, duke krijuar konkurrencë të padrejtë për fermerët evropianë.

Këto janë momentet e arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ai arriti t’i shpëtojë policëve që e shoqëronin në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ai ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen: “Nëse duhet të zgjedhim mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës këtu dhe tani, ne zgjedhim Danimarkën. Ne zgjedhim NATO-n. Ne zgjedhim Mbretërinë e Danimarkës. Ne zgjedhim Bashkimin Evropian.”

“E bëra njëherë me Lulin dhe e patë të gjithë se si shkoi”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme