Tirana do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të komedisë ndërkombëtare stand-up, Max Amini. Showman-i i njohur për humorin e tij unik dhe interaksionin dinamik me publikun do të perfomojë live në kryeqytet më 28 Nëntor 2026.
Aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Spektakli do të jepet tërësisht në gjuhën angleze. Menjëherë biletat për këtë datë janë shitur, pasi komediani ju kishte dhënë mundësi fansave të tij ti para-rezervonin. Po mendohet për një raund të dytë shfaqjeje, më 29 nëntor, por kjo ende nuk është finalizuar.
Hapja e dyerve: Ora 17:00 Nisja e shfaqjes: Ora 18:00 Kufizimi i moshës: Mbi 13 vjeç
Vendet e rezervuara do të ruhen deri në 5 minutave pas nisjes zyrtare të shfaqjes. Pas këtij afati, vendet e paplotësuara mund t'u rialokohen personave të tjerë pa të drejtë rimbursimi apo kompensimi. Për ata që dëshirojnë të shijojnë spectaklin në rreshtat e parë pa u bërë pjesë e batutave dhe ngacmimeve të komedianit, janë në dispozicion ulëset e kategorisë "Roast Free". Publiku do të ketë mundësi ta takojë komedianin nga afër pas shfaqjes nëpërmjet biletave "Meet & Greet", të cilat mund të shtohen në çdo kategori biletash, por kanë numër shumë të limituar. Biletat mund të rezervohen online në faqen zyrtare maxamini.com nëse do të kenë një shans tjetër më 29 nëntor.
Mediat rumune kanë shpërndarë pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2018.
Hoxhallari është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit, të ekzekutuar me armë zjarri më 29 janar 2018 pranë banesës së tij në Tiranë.
Sipas hetimeve, atentati ishte planifikuar prej muajsh, ndërsa ekzekutori i vrasjes ishte ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm.
Pas rreth 8 vitesh në arrati, Hoxhallari u arrestua në Rumani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Në video momenti i arrestimit të Ylli Zallës nga forcat RENEA. Zalla ishte në kërkim për arsenalin e armëve që iu gjet në banesë.
Më herët, është hetuar për lidhje të mundshme me ISIS, pasi dyshohet se rekrutonte shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.

Një raportim për drejtim të rrezikshëm të automjetit u shndërrua brenda pak minutash në një situatë serioze për sigurinë publike.
Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit, i lidhur me disa aksidente nga të cilat ishte larguar, arriti shpejtësi mbi 130 km/h, hyri disa herë në korsinë e kundërt dhe detyroi drejtues të tjerë të dilnin nga rruga, duke shkaktuar edhe përplasje.
Përballë rrezikut, efektivët ndërhynë duke përdorur pajisjen “Grappler”, e cila bllokon rrotën e automjetit në arrati. Pas ndërhyrjes, makina u ndal dhe drejtuesi u mor në paraburgim në mënyrë të sigurt.
Autoritetet thanë gjithashtu se personi dyshohej se po kalonte një krizë të rëndë të shëndetit mendor në momentin e ngjarjes.

Vetëm dy javë pas krizës së fundit migratore, qindra emigrantë u grumbulluan pranë kufirit mes Marokut dhe Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër kalim masiv.
Forcat marokene ndërhynë përpara se grupet të arrinin kufirin, ndërsa Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në enklavë, duke dislokuar qindra efektivë shtesë dhe shtuar patrullimet në det.
Situata mbetet nën kontroll të fortë policor, ndërsa kufiri Marok–Ceuta vijon të jetë një nga pikat më të tensionuara të migracionit drejt Bashkimit Europian.