Sociale 16 August 2026, 13:28 Nga VNA

Nga pallati i Arlis tek hotel “Brooklin”. Si po rrezikohet jeta e qytetarëve për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit 

Ndaje në Whatsapp
Nga pallati i Arlis tek hotel “Brooklin”. Si po rrezikohet jeta e

Një zjarr që, sipas hetimeve paraprake, nisi nga priza e një frigoriferi në restorantin e hotelit “Brooklyn”, përfundoi me turistë të djegur rëndë dhe të tjerë të dëmtuar teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve dhe tymit. Në kulmin e sezonit turistik dhe në një prej zonave më të frekuentuara të Vlorës, ngjarja nuk mund të mbyllet vetëm me përcaktimin e pajisjes elektrike nga e cila nisi zjarri.

Sepse pasi përcaktohet nga nisi, mbetet për t’u shpjeguar pse nuk u ndal. A kishte hoteli sistem alarmi dhe detektorë tymi? A kishte fikëse zjarri funksionale dhe dalje të sigurta emergjence? A ekzistonte dhe funksionoi plani i evakuimit? Dhe, mbi të gjitha, kur ishte kontrolluar për herë të fundit hoteli, nga kush dhe çfarë ishte certifikuar?

Një prej pushuesve ka treguar se, pasi doli në korridor dhe pa tymin, u kthye në dhomë dhe u hodh nga ballkoni, duke përfunduar në beton.  Nëse një defekt elektrik në restorant arrin të krijojë një situatë ku njerëzit nuk mund të përdorin rrugët normale të largimit, pyetja nuk është vetëm si nisi zjarri, por si funksionuan masat që duhet ta kishin ndalur ose kufizuar atë.

Deri tani, as Policia dhe as institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë publike përgjigje për këto pyetje. Nuk është bërë e ditur nëse hoteli kishte certifikatë të vlefshme të sigurisë nga zjarri, kur ishte kontrolluar për herë të fundit dhe çfarë kishte konstatuar kontrolli.

Por premtimi për t’i bërë pikërisht këto kontrolle ekziston në dokumentet zyrtare.

Më 29 maj, më pak se tre muaj përpara zjarrit në Vlorë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari njoftonte një plan të posaçëm për sezonin turistik. Ai deklaronte se do të ushtroheshin “kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit”. Dhe shtonte: “Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi.”

Tani është momenti që kjo përgjegjësi të matet me dokumente.

A ishte “Brooklyn” mes hoteleve të kontrolluara në prag të sezonit? Nëse po, kur u krye kontrolli, nga cili institucion dhe çfarë u konstatua? Nëse nuk ishte kontrolluar, pse jo? Dhe nëse ishte kontrolluar dhe kishte rezultuar në rregull, si përfundoi një zjarr i nisur nga një prizë në një situatë ku turistët rrezikuan jetën për t’u larguar?

Legjislacioni shqiptar parashikon që, pas verifikimit të respektimit të kërkesave për mbrojtjen nga zjarri, struktura përgjegjëse e MZSH-së lëshon certifikatën e sigurisë nga zjarri.  Prandaj një nga dokumentet e para që duhet të bëhet publik është pikërisht certifikata e hotelit dhe dosja e kontrolleve të kryera gjatë vitit 2026.

Rasti i Vlorës vjen vetëm pak muaj pas një tjetër zjarri të madh, këtë herë në një pallat shumëkatësh në Tiranë. Edhe aty ekspertiza paraprake e lidhi fillimin e flakëve me një pajisje të zakonshme elektrike, një kondicioner, ndërsa zjarri u përhap në fasadë dhe dëmtoi rëndë ndërtesën.

Në të dyja rastet shkaku fillestar mund të duket banal. Por një prizë apo një kondicioner nuk shpjegojnë vetë pse një ndërtesë përfundon e pushtuar nga flakët. Pikërisht për këtë ekzistojnë standardet e sigurisë, sistemet kundër zjarrit, materialet rezistente, daljet e emergjencës, kontrollet dhe inspektimet.

Ministria e Brendshme ka folur gjatë verës për gatishmëri, kontrolle dhe siguri në sezonin turistik, ndërsa institucionet e turizmit e kanë shoqëruar sezonin me mesazhe për standarde dhe mikpritje. Pas zjarrit të “Brooklyn”, megjithatë, përgjigjja nuk mund të vijë me një tjetër deklaratë apo video nga terreni.

Pas zjarrit në “Brooklyn”, institucionet duhet të japin një përgjigje konkrete: a i plotësonte hoteli kushtet e sigurisë dhe, nëse po, si përfundoi një defekt elektrik në një ngjarje që rrezikoi jetën e turistëve?

Video

Një raportim për drejtim të rrezikshëm të automjetit u shndërrua brenda pak minutash në një situatë serioze për sigurinë publike. Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit, i lidhur me disa aksidente nga të cilat ishte larguar, arriti shpejtësi mbi 130 km/h, hyri disa herë në korsinë e kundërt dhe detyroi drejtues të tjerë të dilnin nga rruga, duke shkaktuar edhe përplasje. Përballë rrezikut, efektivët ndërhynë duke përdorur pajisjen “Grappler”, e cila bllokon rrotën e automjetit në arrati. Pas ndërhyrjes, makina u ndal dhe drejtuesi u mor në paraburgim në mënyrë të sigurt. Autoritetet thanë gjithashtu se personi dyshohej se po kalonte një krizë të rëndë të shëndetit mendor në momentin e ngjarjes.

Vetëm dy javë pas krizës së fundit migratore, qindra emigrantë u grumbulluan pranë kufirit mes Marokut dhe Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër kalim masiv. Forcat marokene ndërhynë përpara se grupet të arrinin kufirin, ndërsa Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në enklavë, duke dislokuar qindra efektivë shtesë dhe shtuar patrullimet në det. Situata mbetet nën kontroll të fortë policor, ndërsa kufiri Marok–Ceuta vijon të jetë një nga pikat më të tensionuara të migracionit drejt Bashkimit Europian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme