Sociale 14 August 2026, 18:40 Nga VNA

“Shtetëzimi” i dializës zgjati pak/ Pas njoftimit të Evis Salës, OSHIS-i i Arisa Canes nxjerr 49 mln euro për t’ia dhënë privatit

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Aug 14, 2026, 06_40_02 PM.png

Në fund të korrikut, qeveria shqiptare njoftoi me bujë rikthimin në duart e shtetit të shërbimit të dializës, pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar. Por “shtetëzimi” duket se do të ketë një kuptim disi të veçantë, shteti do ta marrë shërbimin, për t’ia besuar sërish një privati.

Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ngarkoi Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit që të marrë në administrim dy shërbime të rëndësishme të shëndetësisë, dializën dhe Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë, të njohur si Check-Up.

“Shërbimi i Check-Up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së qeverisë më 30 korrik.

Ministrja e prezantoi kalimin e shërbimeve te OSHIS si një hap drejt forcimit të kontrollit publik, standardizimit dhe rritjes së sigurisë për pacientët. Madje, gjatë daljes publike së bashku me administratoren e OSHIS, Arisa Cane, mesazhi ishte i qartë, shteti po ndërton një operator publik të fortë, të aftë për të administruar vetë shërbime të rëndësishme shëndetësore.

Por pa kaluar shumë kohë nga deklarata për rikthimin e dializës në duart e shtetit, në skenë është shfaqur sërish privati.

OSHIS ka parashikuar në regjistrin e Agjencisë së Prokurimit Publik një tender me fond prej 4.6 miliardë lekësh, ose rreth 49 milionë euro, për ofrimin e shërbimit të dializës në pesë spitale publike, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Kontrata parashikohet të zgjasë katër vjet.

1111.PNG

Pra, ndërsa në fund të korrikut qytetarëve iu komunikua se dializa “do të ofrohet nga shteti”, pak më vonë rezulton se shteti po përgatitet të paguajë rreth 49 milionë euro që shërbimi në pesë spitale publike të ofrohet nga një operator privat.

Me pak fjalë, dializa u largua nga privati për t’u kthyer te shteti, ndërsa shteti po hap portofolin për ta çuar përsëri te privati. Një lloj shtetëzimi me vajtje-ardhje.

Në qendër të këtij modeli të ri është OSHIS, shoqëria shtetërore e krijuar pas përfundimit të koncesionit të sterilizimit dhe që tashmë po merr nën administrim një pjesë gjithnjë e më të madhe të shërbimeve dhe fondeve të shëndetësisë.

Operatori drejtohet nga Arisa Cane, e cila më herët ka punuar në struktura private të lidhura me Spitalin Amerikan. Ndërkohë, ministrja Evis Sala ka qenë më parë rektore e Universitetit Western Balkans, pjesë e grupit të biznesmenit Klodian Allajbeu. Këto lidhje profesionale të mëparshme kanë ngritur pikëpyetje publike mbi mënyrën se si po riorganizohet administrimi i shërbimeve dhe fondeve të shëndetësisë.

Historia bëhet edhe më interesante për shkak të precedentit të sterilizimit. Koncesioni 10-vjeçar, me vlerë rreth 100 milionë euro, ka qenë objekt hetimesh nga drejtësia. Pas përfundimit të kontratës, administrimi kaloi te OSHIS, ndërsa tani të njëjtit operator po i shtohen edhe Check-Up-i dhe dializa.

Dhe pikërisht dializa jep provën e parë se “marrja në dorë nga shteti” nuk do të thotë domosdoshmërisht se shërbimi do të kryhet nga vetë shteti.

Ndaj pyetja nuk është më vetëm se kush e administron dializën në letër, por kush do ta fitojë tenderin dhe ku do të përfundojnë 49 milionë eurot e parashikuara për katër vitet e ardhshme.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme