Sociale 15 August 2026, 12:32 Nga VNA

“Anijet e ndryshkut” thithin të tjera miliona, KESH planifikon tender 5.5 mln euro vetëm për shërbimet e karburantit

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Aug 15, 2026, 12_31_02 PM.png

Fatura për dy TEC-et lundruese të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë vijon të rritet. Pas 20.1 milionë eurove të parashikuara për mirëmbajtjen e tyre, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka planifikuar një tjetër tender me fond limit 510 milionë lekë, ose rreth 5.5 milionë euro.

okk.PNG

Tenderi parashikon shërbimin e depozitimit, ngarkimit dhe shkarkimit të lëndës djegëse për TEC-et lundruese. E thënë më thjesht, bëhet fjalë për ruajtjen dhe transportimin e karburantit të nevojshëm për furnizimin e dy impianteve kur ato të vihen në punë.

Ky është një tjetër shpenzim që i shtohet faturës së dy TEC-eve lundruese, të cilat kanë prodhuar shumë pak energji, por kanë kushtuar miliona euro nga buxheti i shtetit.

Dy platformat lundruese, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, mbërritën në Shqipëri në vitin 2022, me një kapacitet të instaluar prej 110 MW. Megjithatë, që nga vendosja e tyre në Vlorë e deri më sot, dy TEC-et kanë prodhuar vetëm rreth 102 mijë MWh, ose 102 GWh energji elektrike, një sasi tepër e ulët krahasuar me kapacitetin e tyre dhe kostot e deritanishme.

Pavarësisht prodhimit të ulët, kostot për buxhetin mbeten të larta. KESH paguan 60 mijë dollarë në ditë për marrjen me qira të impianteve nga kompania amerikane “Excelerate Energy”, si dhe 30 mijë dollarë të tjerë në ditë kompanisë italiane “Renco” për shërbimet e gjenerimit. Deri në fund të vitit të kaluar, shpenzimet e shtetit për sjelljen dhe vënien në funksion të tyre kishin arritur në 62.8 milionë euro, ndërsa kostoja e prodhimit rezultoi rreth 151 euro për megavat-orë.

Në të njëjtën zonë ndodhet prej vitesh jashtë funksionit edhe TEC-i tokësor i Vlorës. Impianti, me një kosto fillestare prej rreth 130 milionë eurosh, nuk është vënë në shfrytëzim të rregullt, duke i shtuar sektorit energjetik një tjetër investim të kushtueshëm që nuk ka dhënë prodhimin e parashikuar.

Planifikimi i tenderit i dy tenderave vijnë pas emërimit të Viola Haxhiademit në krye të KESH-it. Haxhiademi ka mbajtur më herët detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo është paraqitur në SPAK për të dëshmuar në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërsa hetuesit e BKH-së kanë ushtruar më herët kontrolle edhe në banesën e saj.

Ndërkohë, çështja e TEC-eve lundruese është bërë objekt kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme. Në shkurt të vitit 2025, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, duke pretenduar se projekti ka shkaktuar një dëm prej rreth 80 milionë eurosh. Sipas pretendimeve të opozitës, shpallja e emergjencës energjetike në tetor 2021 dhe procedurat që pasuan favorizuan shpërdorimin e fondeve publike. Këto mbeten pretendime të palës kallëzuese dhe u takon organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale.

Ndërsa kontributi i dy TEC-eve lundruese në prodhimin vendas të energjisë ka mbetur i kufizuar, kostot e lidhura me to vijojnë të shtohen. Tenderi i fundit prej 5.5 milionë eurosh për depozitimin dhe ngarkim-shkarkimin e karburantit i shtohet faturës së qirasë, shërbimeve dhe mirëmbajtjes, duke e bërë edhe më të kushtueshëm një projekt që, deri më tani, ka prodhuar shumë më pak energji nga sa ishte parashikuar.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme