Sociale 14 August 2026, 23:03 Nga VNA

“Jemi një”, diaspora i bashkohet protestës së 76-të në Tiranë, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Ndaje në Whatsapp
“Jemi një”, diaspora i bashkohet protestës së

Protesta e 76-të qytetare kundër qeverisë është zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, këtë herë me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora. Dhjetëra emigrantë nga vende të ndryshme iu bashkuan tubimit në kryeqytet, ndërsa përgjatë protestës u dëgjuan thirrjet “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Revolucion!”.

Ndryshe nga mbrëmjet e mëparshme, pjesëmarrja e emigrantëve solli një prani më të shtuar të qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në foltoren e vendosur pranë Kryeministrisë, fjalimet që mbizotëruan ishin pikërisht nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Një prej emigrantëve komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se nuk jep dorëheqjen pasi ka një “kontratë” me qytetarët që e kanë votuar. Protestuesi pretendoi se kreu i qeverisë e ka “kontratën me bandën që ka vjedhur votat”, ndërsa i kërkoi të largohet nga detyra. Ai përdori gjithashtu tone të forta, duke paralajmëruar Ramën se, sipas tij, në të kundërt do të përballet me arrestimin “kudo që të ndodhet”.

Një tjetër emigrant solli në protestë historinë e fshatit të tij në qarkun e Kukësit, duke e lidhur atë me fenomenin e shpopullimit. Sipas tij, në fillim të viteve ’90 në fshat jetonin rreth 60 familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm tre, si pasojë e emigrimit të vazhdueshëm.

“Jemi një!” ishte një prej mesazheve që protestuesit lanë në bulevard gjatë tubimit të kësaj mbrëmjeje. Protesta u karakterizua gjithashtu nga prania e flamujve kuqezi dhe simboleve kombëtare.

Qytetarët vijuan më pas marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa organizatorët e cilësuan protestën e 76-të si një tubim me pjesëmarrje mbarëkombëtare.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme