Lifestyle 20 Gusht 2024, 20:00 Nga VNA

Kanceri dhe ndikimi i faktorëve mjedisor. Doktoresha Silvana Ruli sjell të dhëna mbi kancerin dhe ndikimin e faktorëve mjedisorë

Ndaje në Whatsapp
Kanceri dhe ndikimi i faktorëve mjedisor. Doktoresha Silvana Ruli sjell

Në vitin 2022 në nivel botëror, janë diagnostikuar rreth 20 milionë raste me kancer me rreth 10 milion vdekje të lidhura me të. IARC (International Agency for Researchon Cancer) parashikon një rritje rreth 77% deri në vitin 2050 në krahasim me 2022 me një numër të pritur prej rreth 35 milion raste. Rritja e rasteve të neoplazive (kanceri) shpesh konsiderohet si një çmim që duhet të paguajmë për rritjen e dukshme të jetëgjatësisë mesatare. Kanceri është një sëmundje me një trend të vazhdueshëm rritës në të gjitha vendet e industrializuara dhe kjo shpjegohet me teorinë e akumulimit progresiv të dëmtimeve gjenetike oksidative të grumbulluara si dhe me përmirësimin e vazhdueshëm të kapacitetit diagnostik.

Efikasiteti i parandalimit parësor në këtë fushë, është botërisht i pranuar. Megjithatë, të gjitha strategjitë për luftën ndaj kancerit të fokusuara në zgjedhjet përsonale për ndryshimin e stilit të jetësës dhe diagnostifikimi i hershëm, nuk kanë sjellë mjaftueshëm një ndryshim efikas në përhapjen e kësaj pandemie tumorale. Disiplina të reja si epidemiologjia molekulare, në veçanti, toksiko-genomika, ofrojnë mundësi për studimin dhe monitorimin e ndikimit të faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në rritjen e kesaj pandemie. Aksioma e vjetër, por gjithmonë aktuale, se parandalimi është me mire se kurimi, gjen nje konsensus unik midis te gjithe ekspërteve, bazuar edhe në analizën realiste te skenarit te sotem epidemiollogjik te rritjes se patollogjive tumorale. Megjithatë, ky trend se bashku me evidenzen e neoplazive (kancerit) në moshë pediatrike dhe në moshat shumë te reja e drejton fokusin drejt hipotezave te reja analitike. Te gjitha njohurite e deritanishme, por edhe ato te reja, që lidhen me mekanizmat e kancerogjenezes në përgjithesi, por në veçanti me konceptin e kancerogjeneses trans-plancentare e trans-gjenerazionale janë themelore në analizën e shkaqeve te shfaqes se tumoreve infantile. Këto shtojnë domosdoshmerinë e njohjes së disa mekanizmave përgjegjës.

Kur është i pranishëm një faktor reziku për neoplazi (kancer) probabiliteti për t'u sëmurur është shumë me i lartë. Deri më sot njohim me siguri disa nga faktorët që rrisin probabilitetin për t'u semurur me kancer.

Faktorët e rrezikut për Kancer

° Prania e disa gjeneve favorizues: Tumoret shkaktohen nga mutazionet gjenetike. Në rreth 5-10% të rasteve te kancereve nje mutazion gjenetik është i pranishem që nga lindja në qelizat e organizmit. Zakonisht, Këto janë genet përgjegjes për demet në ADN ose pjesemarres në rregullimin e kontrollit qelizor. Individët e prekur mund të kenë të trashëguar këtë mutazion nga prinderit dhe mund tua trasmetojnë ate femijëve te tyre. Ky quhet mutazion i linjes germinale dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit. Koncepti i kancerogjeneses trans-plancentare e trans-gjenerazionale në lidhje me tumoret infantile shpjegon kete mekanizem. Megjithatë kanceri nuk është semundje e trashëguar, por disa variante genetike mund të rrisin probabilitetin për t'u sëmurur.

° Mosha: me shumë se gjysma e patollogjive tumorale shfaqen pas moshes 60 vjecare pikerisht sepse modifikimet qelizore te lidhura me faktoret ambiental janë te ekspozuara për kohe me të gjatë ndaj ndikimit të faktoreve kancerogjenë.

° Duhani: është përgjegjes për shfaqjen e tumoreve te mushkerive, te kavitetit oral, te ezofagut, veshkave dhe fshikzes se urinës.

° Ushqimi: Raporti midis ushqimit dhe tumoreve ka qenë objekt i studimeve epidemiollogjike për nje kohe te gjate. Është studiuar se si menyra e ushqyerjes e ndikuar nga substancat e konservimit ushqimor ka nje ndikim te rendesishem në problemet onkologjike. Dieta e pasur me yndyrna e mish te trajtuar rrit rrezikun për tumorin e kolonit, gjirit dhe te prostates. Ushqimet e trajtuara në tym, sottaceti e mishrat e pjekur në grill rrisin probabilitetin e tumorit te stomakut.

° Alkoli: rrit probabilitetin për tu prekur nga tumoret e melcise, te esofagut dhe kokes.

° Infeksionet: Disa viruse e bakterie shkaktojnë kancer si virusi HPV që shakton kancerin e qafes se mitres, anusit, laringut dhe tonsileve. Virusi HBV shkakton ate te melcise, ndersa Helikobacter Pylori është i lidhur me shfaqjen e tumorit te stomakut dhe disa Linfomave.

° Ekspozimi ndaj rrezeve te diellit: është përgjegjes për tumoret e lekures

° Mbipesha: rrit probabilitetin e tumorit te gjirit, mitres, kolonit, veshkave dhe ezofagut.

° Disa medikamente: Estrogeni dhe dietilstilbestrolo (DES) rrisin probabilitetin e tumorit te gjirit, mitres e vezoreve. Disa molekula që shërbejnë për trajtimin e disa tumoreve rrisin probabilitetin për të zhvilluar të tjerë tumore në te ardhmen.

°Radiazionet: janë përgjegjes për tumoret e sistemit hemopojetik dhe tumoret specifik te organeve te ekspozuara drejtepërdrejte. Esposizimi ndaj radiazioneve për aresye mjekesore, për ekzaminime klinike (radiografi, TC) ose edhe radioterapia rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit.

°Patollogjite te tipit infiamator kronik si rretokoliti ulceros mund te rrisin rrezikun për kancer te kolonit.

Ambienti dhe faktoret ambjental onkogjen

Komuniteti shkencor bie dakort në faktin që, në se te gjithe faktoret e mesipërm eliminohen, pasi janë te eliminueshem, mund te parandalohen 40% e tumoreve. Në fakt, sot, sejcili prej nesh, mund te zgjedhe te parandaloje afersisht 40% te tumoreve. Edhe vaksinimet dhe terapite antibiotike kanë sjelle uljen e incidenzave te tumoreve që kanë origjinë specifike deri në 15% në shkalle boterore. Por te gjitha strategjite për luften kunder kancerit te fokusuara në zgjedhjet përsonale për ndryshimin e stilit te jetëses dhe diagnostifikimi i hershem, nuk duken te mjaftueshem për te ndryshuar kete pandemi tumorale.

Eksistojnë disa faktoret onkogjen në mjedis. Shumë substanca kimike që gjenden në mjedis kanë aftesi kancerogjenë dhe ndikojnë në shfaqjen e tumoreve. Këto faktore përfshijnë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokes, ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet dhe ndotjen elektromagnetike.

  Të dhëna të reja

Studime të fundit kanë konfermuar që shpesh vdekshmeria nga tumoret është gjeografikisht e shoqeruar me ndotjen e ambjentit, pavareshisht nga stili i jetës se shendetshme te individit. Individet me predispozita te ndryshme gjenetike, që banojnë në zona te ndryshme, kanë probabilitet te ndryshem për tu prekur nga kanceri. Ekziston, me siguri te provuar, nje lidhje e ngushte midis ndotjes ambientale, stilit të jetesës dhe shumë lloje tumoresh. Mund të konsiderohet e konsoliduar lidhja midis ambjentit dhe kancerit duke nxjerre në pah faktin se faktoret mjedisore luajnë nje rol te rendesishem në zhvillimin e kesaj semundjeje.

Është i padiskutueshem fakti që megalopolet e reja, rritja e vazhdueshme urbanistike, rritja e industrializimit, rritja e nevojes se përdorimit te mjeteve te trasportit, cementifikimi në mase i zonave te gjelberta, është duke modifikuar fortesisht jeten tonë nëpërmjet modifikimit te ambientit. Këto modifikime ndikojnë në te gjitha format e jetës, përfshire edhe njeriun. Përllogariten cdo vit në bote, mbi 20 milion raste te reja tumoresh me rreth 13 milion raste vdekjesh që i atribuohen ambjenteve jo te shendetshme. Sipas te dhenave te OMS, kemi rreth 4,2 milion raste vdekjesh te lidhura drejtepërdrejte me ndotjen atmosferike dhe kjo shifer shkon deri në 6,7 milion nqs llogaritet edhe për ndotjen indoor. Trendi i rritjes se rasteve me kancer në femijë, që në vitin e pare te lindjes, si dhe në mosha gjithnje e me te reja përben nje sinjal alarmi te rendesishem. Në bote, sot, me shumë se 400.000 femijë nën moshen 20 vjeç diagnostikohen me kancer. Dy janë shkaqet me te mundeshme: ekspozimi direkt i embrionit/fetus ndaj faktoreve te jashtem kancerogen fizik, biologjik e kimik nëpërmjet rruges tran-placentare si dhe mundesia trans-gjenerazionale bashke ekzistues e prindit mbartes, që trasmeton te gjitha ndryshimet epigjenetike te femija. Kancerogjeneza ambientale përfaqëson nje sektor me impakt shumë te rendesishem në kete argument. Ka evidenza te forta, që ekspozimi edhe në doza te ulura, te agjenteve te jashtem në fazat e para te zhvillimit te jetës, është në gjendje te modifikoje aspektin genetik/epigenetik duke nderhyre në proceset e kancerogjenezes. Studimi i bere nga Ernest Knox mbi rastet e vdekjeve me kancer tek femijët në GB  ka treguar që rreziku për kancer ishte i shtuar me shumë tek femijët e lindur nga nëna që gjate përiudhes se shtatezanise kishin jetuar në zona të ndotura.

Ndërveprimi i mjedisit me predispozitetin gjenetik:

Ndërveprimi midis predispozitave gjenetike dhe faktorëve mjedisorë është një fushë kërkimi që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Nje qelize trasformohet në kancerogjene nqs mbart nje demtim gjate replikimit te DNA që në trasmetim ose mbart demtimet te fituara nga ndikimi i agjenteve te jashtem ambjental. Ndërsa individët me një mutacion gjenetik specifik mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore, këta faktorë mund të veprojnë si katalizatorë për shfaqjen e kancerit. Për shembull, individët që mbartin mutacionin e gjenit BRCA kanë një rrezik shumë më të lartë për të zhvilluar kancerin e gjirit, vezoreve dhe prostates. Mbartesit e PALB2 kanë probabilitet për te zhvilluar tumorin e gjirit gjithashtu, Mbartesit e PTEN, nën ndikimin e faktoreve mjedisor, kanë rrezik te larte te zhvillojnë tumoritn e gjirit, stomakut, tiroides e kolon-rrektumit.

Ndotja e ajrit (Smog): Ndotja e ajrit përfshin gjetjen e substancave në përqindje te larte si shkak i aktivitetit te njeriut. Disa nga Këto elemente janë monoksidi i karbonit, amianti, benzenet dhe pjese e komponimeve te avullueshem (VOC), idrokarburet policiklik e te aromatimatizuar (IPA), dioksidi i squfurit  (SO2),  oksidi i azotit (NO e NO2), grimcat e pluhurave te imet (PM) që rrejdhin nga përpunimi i lendeve  djegese fosile.

“Shkretetira lichenike”, ose zonat në te cilat Këto forma jetëse jete ekstremisht te ndjeshme ndaj ndotjes ajrore, zhduken, përputhet me rritje te vdekshmerise për tumoret e mushkerise në ato zona. Në studime te publikuara në 2023 në revisten Cancers eshet evidentuar nje lidhje e ngushte e ndotjes atmosferike e lidhur me trafikun dhe me tumorin e gjirit.

PM janë klasifikuar si agjente onkogjen te sigurte. Burimet më të rëndësishme te PM janë grimcat ekstremisht te vogla që dalin nga djegja e karburanteve fosile, përpunimi i lendeve te drurit janë klasifikuar si agjente te sigurt kancerogjen. OMS ka caktuar vleren e PM2,5 si nivel vjetor sigurie 10ng/m3 dhe ky nivel nuk duhet te tejkalohet me shumë se 35 here në vit. Për cdo rritjte me 10ng/m3 te PM10 kemi nje rritje me 22% te rrezikut te tumoreve te mushkerise, 51% te adenocarcinomes polmonare në veçanti, Po ashtu, sjell nje rritje 53% te tumorit te kavitetit oral dhe grykes, 52% te tumorit te lekures (jo melanome), 23% te tumorit te prostates dhe 19% te tumorit te gjirit. Sipas nje studimi francez i presantuar në ESMO rreziku për tumorin e gjirit rritet deri në 28% tek grate e ekspozuara ndaj PM te larta.

Benzeni, element i përdorur në sektorin e ndertimit, te bojrave, te karburanteve sjell ritje te rrezikut për leucemi, linfoma, kancer te mushkerive dhe te gjirit. Silici kristalin është i klasifikuar si kancerogen i sigurte gjithashtu. Asbesti (fiber e mineralizuar që përdoret në ndertim ) është përgjegjes për Mesoteliomen (kancer i indeve që veshin mushkerite), kancerin e vezoreve dhe laringut. Gjithashtu, ekspozimi ndaj duhanit pasiv, rrit gjithashtu rrezikun e përgjithshem te shfaqjes se tumoreve deri në 16% edhe në individet që nuk kanë pire kurre duhan.

Ndotja e ujit dhe terrenit; nga substanzat kimike te shkarkuara nga industrite, ndertimi, dhe bujqësia, si dhe mos përdorimi i procedurave te depurimit në menyre te rregullt përben nje problem te madh shendetesor. Element ndotes si Arseniku dhe kripërat e kromit, janë vecanërisht te rrezikshem duke qenë te lidhur me rritjen e rasteve te kancerit te mushkerive , te lekures, dhe veshikes. Niveli i sigurise i vendosur nga OMS për arsenikut në ujin e pijshem është 10ng/l. Elementet e kromit VI ka efekte toksike e kancerogjenë për te gjitha indet në veçanti mushkerite, mukozat e hundes dhe sistemit nervor. Limiti i sigurise në produktet e konsumit ushqimor për Cr VI është 5mg/kg.

Përdorimi i fertilizanteve e pesticideve:, Glofosani, malathion e diazin te përdorura në bujqësi por edhe në përdorim shtepiak e urban janë klasifikuar si agjente me mundesi kancerogenë për njeriun. Në 45 tipollogji tumoresh te marra në studim, ekspozimi ndaj pesticideve rrit ndjeshem rrezikun për kancer.

Nje studim 10 vjecar i bere në Brazil paraqet lidhjen e ngushte te rritjes se diagnozave me nëoplazi tek bujqit. Janë analizuar 104 studime te publikuara nga 2011 në 2020 në kryera në mbi 22 vendeve (USA, France, Brazil dhe Indi) dhe janë venë re dy elemente: vihet re nje rritje shumë e ndjeshme e përdorimit te fertilizanteve në vitet e fundit dhe se dyti nje rritje e ndjeshme e disa formave te neoplazive (kancerit) si ai i veshikes, Linfoma non Hodgin, CA i prostates dhe i mushkerive në individet që janë në kontakt me Këto faktore. Në USA, bujqit kanë nje jete mesatare 49 vite, rreth 29 vite me pak se popullsia normale. Ky fakt mund te interpretohet me faktin e rritjes se rrezikut për tu semurur nga patollogji te induktuara nga pesticidet.

Plastikat dhe mikroplastika: Nje tjeter shqetesim në rritje, është prania e mikroplastikes në mjedis., vecanërisht në ujerat detare. Fragmente plastike, te cilat gelltiten përmes konsumimit te peshkut dhe ujit kanë potencialin te shkaktojnë deme te medha shendetesore. Në vezhgimin me mikroskop janë gjetur në te gjitha krostacet marine filamente plastike në përberjen e tyre. Me konsumimin e peshkut ne gelltisim deri në 11.000 fragmente te MP/ në vit.

Një studim austriak që ka marre në studim kampione te ardhura nga individ te popullsive te ndryshme te Europes, Azise e Rusise evidentoi prezence te mikroplastikes në 100% te kampioneve te feceve. Fragmente te mikroplastikes, përvec ujit e peshkut i marrim edhe nga produkte te tjere ushqimor jo te kontrolluar. Duhet konsideruar fakti që nqs mikroplastika eliminohet me fece, nanoplastika kalon membranat qelizore dhe shkakton  reaksione infiamatore kronike që ndikon në rritjen e rrezikut për kancer. Sipas nje studimi Australian Neëcasttle 2019), nje përson, gelltit 5gr plastike në jave (rreth 250gr/në vit). Studime shkencore kanë dimostruar prezencen e niveleve te larta te PFAS në 100% te kampioneve te qumshtit matern (Journal of Exposure Science & Enviromental Epidemiology). Mikroplastike është gjetur edhe në placenten umane, në gjak, zemer, mushkeri dhe likidin seminal. ati significativi e preoçupanti:

Ndotja elektromagnetike ose e ashtuquajtura elektrosmog: Me zhvillimin e telekomunikacionit dhe teknollogjive te reja rritja e ndotjes elektromagnetike ka sjelle shqetesime për shendetin publik, Ekspozimi afategjate ndaj fushave elektromagnetike mund te jete i lidhur me rritjen e rrezikut për tumoret cerebrale dhe patollogjite hematologjike.

     Përfundime dhe prespektiva

Nga sa vihet re me lart, nuk ka asnje bazë shkencore që na autorizon vetem "te shpresojme në fat" për te mos u  semurur me kancer. Ambienti në te cilin jetojme ndikon dukshem në probabilitetin për tu semurur. Mund te themi që, ekosistemi ynë është tashme nje ekspëriment kimik biologjik në shkalle te gjere në te cilin njekohesisht, ne individet jemi si ata që espërimentojme, edhe ata që vuajnë pasojat. Koha do tregojë që ky eskpëriment është i realizuar aq përfekt siç ne shpresojnë (fraze e NATURE). Ndersa progresi shkencor dhe mjekesor po avancon, është thelbesore te intensifikohet fokusi në parandalimin e kancerit nëpërmjet uljes se ekspozimit ndaj faktoreve te rrezikut mjedisor. Rritja e ndergjegjesimit publik dhe përmiresimi i politikave mjedisore janë hapesira ku duhet punuar seriozisht për te ulur barren globale të kancerit.

Roli i garantuesit dhe i mbrojtësit te shëndetit publik kërkon të përdoren të gjitha mundësitë dhe mjetet për të stimuluar ndërgjegjësimin dhe veprimin jo vetem për te tashmen por mbi të gjitha për të ardhmen e femijëve e pasardhësve tanë.

 

 

Video

Ekstradohet Soni Pepa nga Republika Domenikane drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim për trafik kokaine dhe ishte pjesë e klanit kriminal Çopja. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-ne-republika-domenikane-soni-pepa-ekstradohet-drejt-shqiperis-i14182

? Elefantët mund ta gjejnë ujin përmes nuhatjes Sipas një studimi të ri, elefantët afrikanë kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të lokalizuar ujin duke përdorur vetëm nuhatjen e tyre. Studiuesit kryen dy eksperimente me elefantë gjysmë të zbutur për të përcaktuar nëse vetëm sinjalet e nuhatjes mund t’i drejtonin drejt burimeve të ujit. Në teste, elefantët zgjidhnin vazhdimisht ujin nga burime natyrale dhe artificiale në vend të ujit të distiluar, duke treguar se ata mund ta dallonin ujin përmes erës. Për më tepër, ata mund të dallonin tre komponime organike të paqëndrueshme (VOC) që shpesh lidhen me ujin — geosmina, 2-metilizoborneoli dhe dimetil sulfuri — edhe pse këto komponime nuk ishin të pranishme në mostrat e ujit të përdorura në studim. Kjo sugjeron se elefantët po zbulojnë komponime të tjera të paqëndrueshme, ndoshta më komplekse ose më të njohura për ta, për të njohur ujin. Aftësia e tyre për ta bërë këtë në distanca të shkurtra tregon për një përshtatje evolutive për të mbijetuar në mjedise ku uji është i pakët dhe ndonjëherë i fshehur.

? Eklispi hënor ? Më 7-8 shtator 2025, do të ndodhë një eklips i plotë hënor, një spektakël i rrallë që do të zgjasë 82 minuta dhe do të jetë i dukshëm në pjesë të mëdha të Azisë, Australisë dhe rajonit të Paqësorit. ? Edhe nga vendi ynë mund të shihet faza më magjike — Hëna e përgjakur, kur sateliti ynë merr ngjyrën e kuqe të thellë! ? Ky eklips do të jetë i dukshëm për 4.9 miliardë njerëz, ndërsa rreth 87% e popullsisë së globit do të kenë mundësinë të ndjekin të paktën një pjesë të tij. ❌ Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut këtë herë do ta humbasin spektaklin.

Dikur mburreshim me traktorin e parë prodhuar në vend. Sot kemi dronat dhe satelitët që na orientojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme