Lifestyle 9 August 2024, 16:08 Nga VNA

I shpallur në kërkim/Stresi kërkon ndihmën e Ramës për lirimin e Noizyt

Ndaje në Whatsapp
I shpallur në kërkim/Stresi kërkon ndihmën e Ramës

Arrestimi i Noizyt, pas dhunës së ushtruar ndaj TikTok-erit kosovar, dhe kërkesa e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Kosovës ka sjellë edhe mbështetjen e "armikut" të tij të dikurshëm, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Madje, ky i fundit ka shkuar më tej, kërkon ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj autoriteteve të Kosovës mos ekstradimin e tij.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në Instastory, reperi nga Tropoja, Arkimed Lusha (Stresi).

Reagimi i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve të Kosovës, duke vënë në dukje shqetësime për drejtësinë dhe mënyrën sesi po trajtohet rasti i Noizyt. Çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende tepër e diskutuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme