Lifestyle 7 August 2024, 09:20 Nga VNA

Udhëtim i jashtëzakonshëm, nga Kina në Vlorë me bicikletë.

Ndaje në Whatsapp
Udhëtim i jashtëzakonshëm, nga Kina në Vlorë me

Gentian Qejvanaj u nis më 30 qershor nga Kina me biçikletë, për të bërë një rrugëtim plot sfida deri në pikën e mbërritjes në Vlorë.

Nga pika e nisjes Kina, udhetimi i tij vijoi më pas në shtatë shtete nga Uzbekistani, Taxhikistani, Kyrgystani, Azerbazhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Greqia për të mbërritur në finish, në Vlorë.

“Udhëtimi zgjati 5 javë. Ka qenë pak i vështirë për shkak të diellit, erës, maloreve. Unë u nisa pa i thënë askujt, vetëm disa shokëve. Jam krenar dhe më ngroh zemrën t’i shoh vlonjatët kaq afër. Një eksperiencë e vështirë por tani më bën krenar. Ia dedikoj familjes time që në fillim nuk më besonin. Vlora nuk është vetëm një vend për bregdet, por edhe një vend për aventura si këto”, tha Qejvanaj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme