Lifestyle 5 Gusht 2024, 12:58 Nga VNA

Temperaturat e larta/Këshilla për sistemin imunitar, ushqimi, dehidrimi, integratorët dhe ndërveprimet

Ndaje në Whatsapp
Temperaturat e larta/Këshilla për sistemin imunitar, ushqimi,

Kur analizohen parametrat imunitar duhet të kemi parasysh kompleksitetin dhe lidhjen reciproke të ndërveprimeve dhe kontrollit të ndërsjellë midis:

Sistemit imunitar, Sistemit endokrin Sistemit nervor qendror. Kjo ndërthurje përfshin një sërë ndryshimesh të cilat përfshijnë stresin, kohën dhe cilësinë e gjumit, nivelin e aktivitetit fizik, pasivitetin fizik, duhanin, abuzimin me alkoolin, moshën dhe sidomos ushqimin. Prej kohësh dihet se ushqimi adekuat është një faktor shumë i rëndësishëm i cili lejon zhvillimin normal të sistemit imunitar në fazën e rritjes dhe funksionimin e tij korrekt gjatë gjithë jetës. Nga ana tjetër, kequshqyerja është një gjendje që shfaqet kur dieta e një personi nuk përmban sasinë dhe cilësinë e duhur të lëndëve ushqyese, dhe kjo i referohet si nënushqyerjes ashtu edhe mbiushqyerjes. Është demonstruar, se të gjitha funksionet e imunitetit në organizëm bazohen në një furnizim adekuat dhe cilësor të lëndëve ushqyese. Studimet shkencore kanë treguar se plotësimi i nevojave vetëm me një lloj lënde ushqyese, si dhe ndryshimet cilësore në disa makronutrientë, ndikojnë në funksionet specifike të imunitetit, duke ulur atë, edhe te individët e ushqyer mirë. Gjendja e përgjithshëme ushqimore e një individi rregullon funksionet e imunitetit të organizmit. Mbiushqyerja, e cila shkakton obezitet, dhe kequshqyerja, ndikojnë negativisht në funksionet e imunitetit të lindur dhe të fituar. Në fakt, të mos harrojmë se obeziteti, sidomos nëse shoqërohet me një humbje paralele të masës muskulore, shoqërohet me inflamacion kronik.

Dehidratimi dhe sistemi imunitar

Stili modern i jetës dhe rutina e përditëshme na bëjnë të pimë gjithnjë e më pak ujë dhe dita ditës të ndiejmë gjithnjë e më pak etjen. Uji nga trupi ynë eleminohet nëpërmjet frymëmarrjes, djersitjes dhe urinimit, dhe kur perceptimi i etjes ulet, rreziku i dehidrimit mund të rritet, sidomos në stinën e verës kur temperaturat janë të larta dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë, siç është rasti i kësaj vere. Simptomat e një dehidrimi të lehtë janë shumë të zakonshme si, përgjumje, lodhje, këputje, lëkurë e thatë, dhimbje koke, kapsllëk dhe marramendje. Për të ruajtur një hidratim të mirë duhet të pimë një sasi uji çdo ditë që korrespondon me një minimum prej 3% të peshës së trupit tonë, përveç marrjes së frutave, perimeve, vitaminave dhe kripërave minerale. Këto substanca, të quajtura mikronutriente, duhet të balancohen me sasinë e ujit të pranishëm në trupin tonë dhe të ruajnë të ashtuquajturin ekuilibër hidroelektrolitik. Nëse ky ekuilibër mungon për shkak të mungesës së ujit ose mikronutrientëve, i pari që vuan është përkeqësimi i sistemit imunitar. Mangesa e disa mikronutrientëve specifikë shoqërohen me pasoja imunitare, dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve infektive. Shumë studime shkencore kanë treguar se shtimi në dietë i mikronutrientëve që mungojnë në dietën tonë të përditëshme, ndryshon funksionin imunitar dhe rezistencën ndaj infeksioneve, duke e përmirësuar atë.

Ushqimi

Përdorni një ushqim të ekuilibruar dhe të pasur me vitamina dhe kripëra minerale të rëndësishme si vitamina A, vitamina C, hekur, kalcium, magnez, selen, zink dhe vitaminë E, substanca të cilat janë thelbësore për funksione të panumërta biologjike që lidhen me imunitetin.

Integratorët

Një rol të rëndësishëm ka plotësimi me integratorë kur këto nevoja nuk plotësohen nëpërmjet ushqimit. Duhet të përdoren integratorët që përmbajnë kompleksin e vitaminave B të cilat kanë mikronutrientë të domosdoshëm që bëjnë metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe lipideve. Vitaminat C, E dhe beta karotenet janë antioksidantë shumë të mirë.  Vitamina C është gjithashtu e rëndësishme në metabolizmin e lipideve, bakri dhe zinku janë të përfshirë në metabolizmin e karbohidrateve, ndërsa kromi është në gjendje të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe është efektiv në reduktimin e lipideve të gjakut. Bikarbonati i kaliumit dhe natriumi ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit acido-bazik të trupit, ndërsa magnezi dhe kaliumi janë thelbësorë për një ekuilibër të saktë hidroelektroloitik. Po ashtu, marrja e një suplementi ushqimor që integron nevojën ditore të vitaminës D është i dobishëm jo vetëm për shëndetin e kockave, por edhe për të mbështetur veprime të panumërta si të sistemit imunitar ashtu edhe të sistemit endokrin.

Dr. Skender Brataj

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme