Lifestyle 7 June 2024, 19:21 Nga VNA

Mozzik dhe Lotina Haziri bashkë prej disa muajsh

Ndaje në Whatsapp
Mozzik dhe Lotina Haziri bashkë prej disa muajsh

Çifti më i ri i showbiz-it ka shkaktuar një dallgë në lajmet rozë që duket se vetëm do të forcohet. Po flasim për Mozzik dhe Lotina Hazirin të cilët kanë konfirmuar lidhjen përmes postimeve të përbashkëta në Afrikë.

Lajmi i lidhjes u bë i ditur nga “Prive”, por detajet rreth saj kanë qenë fare të pakta. Në programin “Kosova Today”, gazetarja Blinera Vitija ka thënë diçka më tepër për fillimet e raportit Mozzik-Lotina.

Është një lidhje për të cilën nuk kemi patur asnjë detaj më herët, është një lidhje që është mbajtur tepër e fshehtë. Kemi disa burime tonat të cilat na e lëshojnë ndonjëherë një lajm të tillë dhe është një lidhje që sipas po të njëjtave burime, është prej dhjetorit dhe s’kemi patur mundësinë në asnjë moment të vetëm të dyshojmë diçka rreth lidhjes së Mozzikut dhe Lotinës.

Sa i përket vërtetësisë, gazetari Anxhelo Dikolli është i sigurt se s’ka asgjë të pavërtetë në këtë mes, por publikimi i saj është bërë në një moment të volitshëm për karrierën e tyre. Mozzik është në prag të albumit të tij “Mërgimstar” dhe kjo lidhje vetëm e ka rritur vëmendjen kundrejt tij.

Të dy personazhet, si Mozzik edhe Lotina e kanë pjesën e famës dhe nuk mendoj se do të kenë nevojë për një shtysë, le të themi kështu, për të krijuar atë pjesën e famës. Ajo që do të doja të thosha është që të gjithë kanë nevojë për më shumë vëmendje, për t’i dhënë më shumë progres karrierës së tyre dhe mendoj që një strategji mund të jetë. Unë e kam thënë edhe në një vend tjetër, mendoj që lidhja e këtyre të dyve është reale, është ndjenjë e vërtetë sepse duket impakti që kanë me njëri-tjetrin, por ajo që do të doja të shtoja është që përtej pjesës së ndjenjës që pa diskutim e kanë reale, edhe pak zhurmë publike kanë dashur ta bëjnë, për të shkruar më shumë portalet dhe portalet janë duke shkruar dhe folur masivisht për çiftin.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme