Lifestyle 21 June 2024, 12:53 Nga VNA

Gruaja dhe e dashura në stadium, surprizohet futbollisti

Ndaje në Whatsapp
Gruaja dhe e dashura në stadium, surprizohet futbollisti

Në stadiumin e Frankfurtit ku u përball Anglia me Danimarkën në fushë, një tjetër përballje u pa në stolat e stadiumit mes gruas dhe të dashurës së lojtarit.

Ai që u surprizua ishte mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker.

Në stadium për ta mbështetur i kishin shkuar për ta ndjekur nga afër bashkëshortja Annie Kilner dhe e dashura Lauryn Goodman, të cilat e kanë bërë të dyja baba.

Lauryn Goodman e çoi djaline saj për të parë Walker veshur me një fanellë e Anglisë me numrin 2 dhe të shkruar “Babi” në shpinë.

Bashkëshortja e Walker ndodhej në tribunë në seksionin ku ishin ulur edhe partneret e tjera të futbollistëve, ndërsa e dashura ishte ulur në një stendë të veçantë me Kairon.

Pas ndeshjes futbollisti shkoi dhe përqafoi bashkëshorten dhe fëmijët duke dhënë pamjen e një familje e lumtur.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme