Bota 26 May 2026, 17:10 Nga VNA

Izraeli kryen valë të re sulmesh në Liban: 11 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë

Ndaje në Whatsapp

fdbdgfg.PNG

Libani është goditur nga një valë e re dhe intensive sulmesh ajrore dhe artilerie nga Izraeli, të përqendruara kryesisht në jug dhe në lindje të vendit, në kuadër të operacioneve kundër Hezbollah.

Ushtria izraelite deklaroi se ka shënjestruar mbi 100 objektiva infrastrukturore dhe luftëtarë të Hezbollahut gjatë një prej bombardimeve më të rënda që nga nisja e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA në mesin e prillit.

Autoritetet shëndetësore libaneze raportuan se vetëm në fshatin Mashghara në Luginën Bekaa janë vrarë 11 persona, përfshirë dy fëmijë. Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër vende ku ishte identifikuar “aktivitet terrorist”.

Përshkallëzimi vjen pas deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se ka urdhëruar intensifikimin e sulmeve ndaj Hezbollahut, duke paralajmëruar “goditje shkatërruese”.

Situata ka rritur panikun në periferi të Bejrutit, ku mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, numri total i viktimave nga sulmet izraelite gjatë kësaj periudhe ka arritur në të paktën 3,185 persona.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme