Bota 26 May 2026, 15:14 Nga VNA

Meloni sulmon BE-në: “Europa është kthyer në një gjigant burokratik”

Ndaje në Whatsapp

dffgbgb.jpg

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka hedhur kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon sot Bashkimi Europian, duke e përshkruar atë si një strukturë të mbingarkuar me burokraci që, sipas saj, po pengon konkurrueshmërinë dhe zhvillimin strategjik të Europës.

Gjatë fjalimit të mbajtur në asamblenë e përgjithshme të Confindustria, Meloni u shpreh se institucionet europiane kanë shtuar vazhdimisht rregulla dhe procedura në çdo aspekt të jetës ekonomike dhe sociale.

Sipas saj, Europa ka treguar mungesë vizioni në momentet kur duhej të kishte një rol më të fortë në skenën ndërkombëtare. Ajo kritikoi gjithashtu qasjen që e cilësoi ideologjike dhe teknokratike të institucioneve europiane, duke thënë se shpesh janë lënë në plan të dytë nevojat reale të ekonomisë dhe zhvillimit.

Kryeministrja italiane nënvizoi se politika duhet të rikthejë rolin kryesor në vendimmarrjen europiane, ndërsa burokracia, sipas saj, duhet vetëm të zbatojë orientimet politike dhe jo të marrë vendin e tyre.
 
 
 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme