Bota 25 May 2026, 15:30 Nga VNA

Një “karikues portativ” detyroi avionin e EasyJet të devijonte drejt Romës

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-25 at 2.31.04 PM.jpeg

Një fluturim i kompanisë EasyJet nga Hurghada e Egjiptit drejt Londrës u detyrua të devijonte dhe të ulej në Romë, pasi u zbulua se një “karikues portativ” po karikohej brenda bagazhit të një pasagjeri.

Fluturimi EZY2618, i nisur drejt aeroportit Luton, u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Fiumicino të Romës të martën në mbrëmje, pasi kapiteni vendosi devijimin “si masë paraprake”, në përputhje me rregullat e sigurisë ajrore.

Sipas kompanisë, një pasagjer njoftoi ekuipazhin gjatë fluturimit se pajisja ndodhej në bagazhin e vendosur në pjesën e poshtme të avionit. Rregulloret ndërkombëtare ndalojnë përdorimin apo karikimin e “karikuesve portativë” në bagazhet e regjistruara, për shkak të rrezikut që bateritë lithium-ion të mbinxehen ose të marrin flakë.

Të dhënat e FlightRadar24 tregojnë se avioni po fluturonte në lartësinë 36 mijë këmbë mbi Detin Adriatik, kur rreth tre orë pas nisjes bëri një kthesë të fortë dhe u drejtua për në Romë.

Nuk raportohet të ketë pasur zjarr apo defekt me pajisjen, por autoritetet ajrore e konsiderojnë situatën potencialisht të rrezikshme.

Pasagjerët kaluan natën në Romë dhe fluturimi u riprogramua për ditën tjetër. Kompania tha se u ofroi hotel dhe ushqim udhëtarëve.

Shumë kompani ajrore kanë ashpërsuar rregullat për “karikuesit portativë” pas disa incidenteve me bateri lithium-ion. Në janar 2025, autoritetet koreano-jugore thanë se një pajisje e tillë dyshohej si shkaku i zjarrit që shkatërroi një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme