Bota 25 May 2026, 22:17 Nga VNA

SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Diskutohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit pas armëpushimit

Ndaje në Whatsapp
SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Diskutohet rihapja e Ngushticës së

Shtetet e Bashkuara dhe Irani raportohet se janë në diskutime për një plan që parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, 30 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes palëve.

Sipas gazetës financiare japoneze Nikkei, që citon një burim diplomatik nga Lindja e Mesme, marrëveshja do të përfshinte hapjen e korridorit strategjik detar në këmbim të lehtësimit të presionit amerikan ndaj porteve iraniane.

Më herët, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Teherani kishte pranuar “në parim” rihapjen e ngushticës, e cila ka qenë kryesisht e bllokuar për trafikun tregtar gjatë konfliktit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve globale të naftës.

Burimet bëjnë me dije se palët synojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve, megjithatë ende mbeten pengesa të rëndësishme lidhur me programin bërthamor iranian dhe çështjen e heqjes së sanksioneve.

Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve, zyrtarët amerikanë shprehen optimistë se diferencat mund të zgjidhen në një kohë relativisht të shkurtër.

Një sinjal pozitiv për ecurinë e negociatave konsiderohet edhe prania e një delegacioni iranian në Katar gjatë së hënës, ku ndodhen edhe figura të rëndësishme të ekipit negociator të Teheranit. Sipas palës amerikane, Katari po luan një rol kyç si ndërmjetës në bisedime.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme