Kronika 7 February 2025, 14:43 Nga VNA

Inceneratori/ SPAK shpall pretencën, kërkon dënime me burg për 8 të pandehur

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori/ SPAK shpall pretencën, kërkon dënime me burg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur sot pretencën ndaj 8 të pandehurve të akuzuar në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, duke kërkuar dënime me burg për secilin prej tyre.

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, SPAK kërkoi një dënim me 4 vjet burg. Të njëjtin dënim prokuroria e kërkoi edhe për Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhin, të gjithë të akuzuar për përfshirje në këtë çështje.

Ndërkohë, për Valbona Ballgjinin dhe Sidita Koplikun, SPAK kërkoi një dënim me 2 vjet burg secila, i cili të konvertohet në 4 vjet shërbim prove. Po ashtu, për Jetmir Llapajn u kërkua një dënim me 2 vjet burg.

Duke qenë se çështja po gjykohet me procedurë të shkurtuar, të gjitha dënimet e kërkuara do të përfitojnë ulje me 1/3 sipas ligjit në fuqi.

Si masë plotësuese, SPAK kërkoi gjithashtu që të gjithë të pandehurve t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë me seancat e radhës, ku mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj për të pandehurit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme