Kronika 6 February 2025, 18:04 Nga VNA

Vrasja e ish-oficerit të policisë Doda, prokuroria dorëzon për gjykim Donald Hoxhën. Mister urdhëruesit e vrasjes në 2009

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e ish-oficerit të policisë Doda, prokuroria dorëzon

Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen penale ndaj

Donald Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Roland Rexhepin, i njohur si Doda.

Hoxha u ekstradua disa muaj më parë nga Britania e Madhe dhe tashmë do të përballet me drejësinë për krimin e ndodhur me 22 korrik 2009 në Elbasan.

Më herët për vrasjen e Dodës janë arrestuar dhe dënuar dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim, si dhe po gjykohet Florind Shabani, i njohur si Pacuku. Por prokuroria nuk ka mundur të identifikojë urdhëruesit dhe financuesit e krimit.

3 të pandehurit njihen si lidhje me fisin Çapja në Elbasan që janë kundërshtarët e Suel Çelës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme