Kronika 6 February 2025, 23:12 Nga VNA

"Boll durova", vajza e Bedrie Lokës rrëfen fjalët e fundit të nënës para se të mbyllte sytë

Ndaje në Whatsapp
"Boll durova", vajza e Bedrie Lokës rrëfen fjalët e

Xhemal Loka e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme gruan e tij Bedrie Lokën, derisa kjo e fundit vendosi ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar në banesën e tyre në fshatin Vadardhë të Durrësit më 2 janar 2024. Ai është cilësuar fajtor nga gjykata e Durrësit dhe dënuar me 10 vite burgim për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Fëmijët e ciftit të cilët janë pyetur si dëshmitarë në gjykatë kanë bërë rrëfime tronditëse, sesi babai rrihte nënën e tyre, por edhe ata vetë. Nisur nga këto dëshmi ndaj Xhemal Lokës është hapur një dosje e re dhe po hetohet për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve.

Dëshmitë e fëmijëve

Vajza e madhe e familjes ka dëshmuar se nëna dhe babai kanë jetuar për një kohë të gjatë në distancë për shkak se babai ka qenë i arrestuar dhe ka bërë 8 vite burg në Francë. Ajo shpjegon se pasi u kthye babai filloi dhunë psikologjike dhe se ai dhunonte nënën e tyre.

“Babai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nesh edhe ndaj mamit”, thotë vajza. Teksa kujton një episod, kuyr ai iu drejtua Bedries me fjalët: “ti do ecësh në majë të brisket dhe cfarëdo fjalë që thua do të të vras”.

Madje ajo tregon se një moment vëllai donte ta therte me thikë babain, pasi nuk duronte dot dhunën që ai ushtronte ndaj mamit. “E ndaluam ne”, tregon vajza, e cila thotë se sherret vazhdonin pambarimisht. “I thoshte po ike (Bedria do të vizitonte nënën) do të vrase, po ike do të vras vëllezërit”, ka dëshmuar mes lotësh vajza.

Vajza tregon dhe bisedën e fundit me nënën e saj. “Atë natë nuk isha e qetë, ajo më tha: Do e qep mami, do e qep” dhe fiku telefonin. Kur shkova te spitali më ka thënë me shpresë se do të shpëtonte, “boll durova më””, ka deklaruar mes të tjerash e bija.

Djali i vogël i familjes që ka filmuar edhe dhunën e prindërve i tha gjykatës se “mami shkoi tek nëna dhe babi e rrahu keq”.

“Babi sillej shumë keq. Babi e rrihte mamin dhe ndaj nesh bënte veprime dhune, ndaj meje, K, D dhe motrës”, është shprehur ai.

Djali i madh i" familjes ka rrëfyer një episod kur e telefonoi nëna e tij dhe kur vajti kuptoi se situata kishte shkuar në ekstrem.

“Babi e kishte dhunuar mamin me grushta, e kishte shtrirë përtokë, ishin zënë me njëri-tjetrin dhe mami ishte nxirë komplet nga krahët dhe në pjesë të trupit”, ka shpjeguar ai.

“Përvec nënës edhe mua më ka dhunuar babi, më ka rrahur me grushtë, për faktin se nuk mësoja në shkolla, me rrip në fytyrë e trupit. Vec dhunës fizike babi më ka folur për mamin duke më thënë se “do tju bëj dicka që do ju djeg zemra”, rrëfehet më tej djali.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme