Kronika 6 February 2025, 18:32 Nga VNA

Detaje nga ngjarja në Lezhë/ 25-vjeçari u gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarë, në dorë iu gjet një armë zjarri

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga ngjarja në Lezhë/ 25-vjeçari u gjet i pajetë

Lezha u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rendë, ku një 25-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një makine.

I riu i identifikuar si Romario Brunga u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë.

Po nga veprimet, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por paraprakisht nisur edhe nga rrethanat ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Edhe pse policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo jo.

Lezhë/Informacion Paraprak

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme