Kronika 30 September 2024, 14:54 Nga VNA

Ilir Proda kush është i përzgjedhuri për të drejtuar Policinë e Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda kush është i përzgjedhuri për të drejtuar

Nga 11 kandidatë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit,  Ministri i Brendshëm njoftoi se ka të përzgjedhurin, Ilir Prodën. Emri i tij është përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. Nga CV -ja e tij, Proda rezulton të ketë mbajtur disa poste drejtuese në Policinë e Shtetit, ku së fundmi edhe drejtues në Policinë e Elbasanit. Teksa më herët ka shërbyer në sektorë në luftën kundër lëndëve narkotike si dhe pjesë e strukturave hetuese.

Më poshtë gjeni CV e zotit Proda: - 2002-2005 Akademia e Policisë -Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë -Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë-Mars 2012 -Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit -Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës -Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë -Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë -Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit -Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë -Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë -Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme