Kronika 29 September 2024, 13:34 Nga VNA

22 drejtues mjetesh në pranga/ Rreth 10 mijë gjoba në 1 javë

Ndaje në Whatsapp
22 drejtues mjetesh në pranga/ Rreth 10 mijë gjoba në 1 javë

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 22 drejtues automjetesh gjatë javës së fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa ka vendosur rreth 10 mijë masa administrative. Në bilancin zyrtar të punës javore, autoritetet njoftojnë gjithashtu se janë bllokuar 11 automjete, nga të cilat 4 me targa të huaja.

Shumica e masave administrative (mbi 60%) janë dhënë për parkim të gabuar, ndërsa 271 drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Ky bilanc vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë Rrugore për të rritur sigurinë në rrugët e kryeqytetit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme