Kronika 26 September 2024, 11:18 Nga VNA

DEA amerikane hap zyrë në Tiranë, forcohet bashkëpunimi me SPAK

Ndaje në Whatsapp
DEA amerikane hap zyrë në Tiranë, forcohet bashkëpunimi me

DEA (Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës) do të hapë një zyrë në Tiranë çka sinjalizon rritjen e bashkëpunimit midis SPAK dhe agjensive ligjzbatuese amerikane në luftën kundër trafikut të drogës. Ky hap reflekton jo vetëm angazhimin më të lartë të autoriteteve amerikane në Shqipëri, por edhe besimin e shtuar ndaj përpjekjeve dhe rezultateve të SPAK në këtë fushë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024. Gjatë këtij aktiviteti z. Altin Dumani zhvilloi një takim shumë konstruktiv me Administratoren e DEA-s, zj. Anne Milgram.

Gjatë këtij takimi zj. Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme