Kronika 25 September 2024, 15:50 Nga VNA

Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua shtetasi K. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ekzekutuan vendimin penal për shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të  Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest me burg", për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën". Ky shtetas dyshohet se duke shpërdoruar pozicionin e tij të punës pranë një subjekti privat, ka përvetësuar një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Gjithashtu gjatë kontrollit të aparatit celular të 46-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/25 i Kodit Penal. Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online;

- A. Sh., 29 vjeç, banues në Tufinë, pasi për shkak të një konflikti pronësie ka sharë dhe ofenduar dy shtetas dhe i kanosur ata për të mos kallëzuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

- R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, B. D., 32 vjeç, banues në Vaqarr, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

- B. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Tre Dëshmorët", duke drejtuar automjetin tip "Skoda" ka aksidentuar shtetasen F. Z., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme