Kronika 25 September 2024, 14:49 Nga VNA

Sekuestrohen 60 milionë euro/Grupi kriminal me bazë në Shqipëri, trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut drejt Italisë e më pas Spanjës e Holandës

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen 60 milionë euro/Grupi kriminal me bazë në
  • Hetimet janë kryer përmes marrjes së mesazheve të kriptuara moderne nga SKY ECC, përgjimeve telefonike dhe ambientale, si dhe metodave tradicionale të vëzhgimit dhe ndjekjes së kriminelëve të përfshirë.

Grupi kriminal kishte bazën e tij në Shqipëri, me degëzime të organizuara në territorin italian, dhe kishte importuar drogën nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare detare, duke e çuar më pas në Itali me kamionë që kalonin përmes Spanjës ose Holandës. . Operacioni Pas një hetimi të ndërlikuar, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Brescias dhe koordinimin e Komandës Provinciale të Financës së Brescias dhe SCICO, rreth 400 forca operacionale po zbatojnë – në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni – urdhër masash paraprake ndaj 61 personave të dyshuar për krijimin e një organizate kriminale që ka për qëllim trafikimin ndërkombëtar të kokainës, e cila kishte ricikluar fitimet e paligjshme përmes një sistemi të sofistikuar "faturash për operacione të paqena". Ndaj të dyshuarve janë lëshuar disa urdhra sekuestrimi. Policia italiane po bashkëpunon me Europol-in Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë, Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë pranë ambasadës italiane në Tiranë, forcave policore shqiptare, polake dhe zvicerane, si dhe mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor (Eurojust). Provat Provat janë ekzekutuar nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Brescias dhe vijnë në përfundim të hetimeve komplekse, përfshirë ato ndërkombëtare, të zhvilluara nga viti 2020 deri në 2024. Këto hetime janë kryer përmes marrjes së mesazheve të kriptuara moderne nga SKY ECC, përgjimeve telefonike, telematike dhe ambientale, si dhe metodave tradicionale të vëzhgimit dhe ndjekjes së kriminelëve të përfshirë. Baza Grupi kriminal kishte bazën e tij në Shqipëri, me degëzime të organizuara në territorin italian, dhe kishte importuar drogën nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare detare, duke e çuar më pas në Itali me kamionë që kalonin përmes Spanjës ose Holandës. Sasitë e mëdha të kokainës, pasi futeshin në Itali, magazinoheshin në pesë baza logjistike në Brescia, Lombardi dhe në disa komuna të tjera në veri dhe qendër të Italisë (Varese dhe Pisa). Në këto baza, përgjegjësit e magazinave mblidhnin paratë e gatshme të fituara nga shitja e drogës, të cilat i dorëzoheshin një organizate tjetër të lidhur me grupin kriminal italo-kinez, që ofronte një shërbim të fshehtë bankar për transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit. Ardhurat Shuma e madhe e parave të ardhura nga trafiku i drogës kalonte përmes një qytetari kinez të vendosur në Brescia në një sistem të ndërlikuar riciklimi për të monetizuar faturat false (me një vlerë prej rreth 375 milionë euro) të emetuara nga sipërmarrës të përfshirë. Ky mekanizëm u siguronte trafikantëve të drogës një përfitim të trefishtë krahasuar me metodat tradicionale të transferimit të parave të gatshme përmes transportit fizik nëpër kufij: minimizonte rrezikun e zbulimit gjatë kontrolleve doganore dhe policore në rrugë, integronte fitimet e paligjshme në sistemin ligjor dhe kursente në komisionet për transferimet. Përveç masave të sotme, gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 21 kriminelë të grupit, janë sekuestruar rreth 2.5 milionë euro para të gatshme, 5 armë zjarri dhe municion, 8 automjete dhe 360 kg kokainë, e cila, nëse do të hidhej në treg, do të kapte një vlerë prej rreth 30 milionë euro. Aktualisht janë duke u zhvilluar një sërë kontrollesh, të mbështetura nga SCICO dhe pesë njësi qensh të specializuar për zbulimin e drogës, lëndëve narkotike dhe parave të gatshme. Për të siguruar operacionet janë angazhuar edhe "beretat e gjelbërta", ushtarakë të specializuar në antiterrorizëm, si dhe një helikopter i njësisë ajrore dhe detare të Forcave Financiare.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme