Kronika 27 September 2024, 10:48 Nga VNA

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK

Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Ai është parë ditën e sotme në orën 08:54 në ambientet e SPAK ndërsa shihet teksa dorëzon sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë.

Mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për dosjen ‘Toyota Yaris. Më tej bëhet me dijse deri tani janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë, lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme