Kronika 28 September 2024, 10:32 Nga VNA

Goditet polici i burgjeve, agresorët i marrin armën e shërbimit

Ndaje në Whatsapp
Goditet polici i burgjeve, agresorët i marrin armën e shërbimit

Një punonjës i burgut 313 në Tiranë është sulmuar në orët e para të mëngjesit nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit. "Shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, punonjës pranë burgut 313, rreth orës 05:00, sapo ka dalë nga banesa e tij në rrugën 'Tre Dëshmorët', Yzberisht, është goditur me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe janë larguar," njoftoi policia. Sipas burimeve, polici ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme