Sport 12 October 2024, 08:01 Nga VNA

Humbja ndaj Çekisë, Silvinjo: Është pikë refleksioni dhe krenarie sepse na shikojnë si ekip i fortë

Ndaje në Whatsapp
Humbja ndaj Çekisë, Silvinjo: Është pikë refleksioni

Shqipëria humbi 2-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kjo humbje vendos Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa dhe Ukraina.

Në prononcimin për mediat pas ndeshjes, trajneri Silvinjo tha se është pikë refleksioni dhe krenarie sepse na shikojnë si ekip i forte, pasi sipas tij çekët festonin sikur kishin mundur Brazilin.

Ai më tej tha se humbja është çdo gjë është e hapur, nuk ka diferencë të madhe pikësh dhe se duhet të përmirësohemi që në kualifikueset e Botërorit të jemi gati.

“Mendoj se Çekia ka luajtur mirë, është ekip i fortë. Sulmi i tyre ka bërë ndeshje të mirë, ka luajtur në ajër si ekip, ishin të motivuar për ta fituar këtë ndeshje. Ishin shumë më të motivuar për të fituar.

Është pikë refleksioni dhe krenarie sepse na shikojnë si ekip i fortë. Po festonin sikur kishin mundur Brazilin, nuk na shikojnë si ekip thjesht për t’u ndeshur por na shikojnë si ekip që mund t’i mundi. Puna nuk është e lehtë në kombëtare, na mungojnë disa lojtarë po stafi ka punuar për të bërë zëvendësime e duhura dhe për mundësi te lojtarët e rinj, po është mundësi për t’u përmirësuar në çdo ndeshje.

Sigurisht të çmend pësimi i një goli. Në pushim i thashë lojtarëve që ato janë të shpejtë, mund të pësojmë gola të tjerë. Por që duhet të përmirësohemi dhe të shohim para për ndeshjen tjetër.

Çdo gjë është e hapur, nuk ka diferencë të madhe pikësh. Duhet të përmirësohemi që në kualifikueset e Botërorit të jemi gati. Nuk më pëlqen ky elementi që ne kemi fituar ndaj Ukrainës dhe ishim mirë, më pas keq dhe tani mbrojtja apo sulmi nuk funksionon. Ne kemi lojtarë të mirë dhe të shpejtë, çdo gjë është me plan për të ardhmen, sigurisht kemi bërë ndeshje të mira po kjo është e kaluar”, u shpreh Silvinjo.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme