Sport 11 October 2024, 22:59 Nga VNA

Shqipëria ngec në Pragë, mposhtet nga Çekia me nga një gol për çdo pjesë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria ngec në Pragë, mposhtet nga Çekia me nga

Shqipëria ka humbur 2-0 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë e nisën keq ndeshjen që në minutat e para, pasi një gabim në mbrojtje u dha mundësi çëkëve të realizojnë që në minutën e 3.

Ishte sulmuesi kryesor Tomas Chory e çon topin në cepin e majtë, duke mos i dhënë asnjë shans Strakoshës për ta kapur. Çekët e administruan mire avantazhin gjatë pjesës së pare, duke mos lënë kombëtaren tone, t’i afrohej portës së tyre.

Kuqezinjtë e nisën më vrullshëm ndeshjen në pjesën e dytë kur pas vetëm 7 minutash Jasir Asani në një kundërsulm të shpejtë shpërdoroi rastin më të mire për të realizuar, teksa vetëm për vetëm me portierin e çekëve e dërgon topin mbi kuadrat.

Në tminutën 63 një Çekia shënoi të dytin, pas një krosimi të Coufal nga e djathta, kthehet në gol mjaft mire me kokë nga Chory sërish.  Futbollistët e përfaqësues tonë rrezikuan me Asllanin e Tucin për të rihapur sfidën, por goditjet e tyre nga jashtë zones nuk ishin të sakta.

Çekët marrin 3 pikë të rëndësishme duke u ngjitur në krye së bashku me Gjorgjinë me nga 6 pikë.

Pas kësaj humbje Shqipëria mbetet në vendin e 3, me 3 pike, pas 3 ndeshjve të para, në grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme