Sociale 8 October 2025, 09:43 Nga VNA

Homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në Pallatin e Kongreseve

Ndaje në Whatsapp
Homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në Pallatin e

Sot, në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë në vend, duke rihapur debatet mbi masat e sigurisë në institucionet shtetërore. Vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit konsiderohet një ngjarje e paprecedentë dhe alarmuese për rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.

Ceremonia e homazheve zhvillohet nga ora 09:00 deri në 11:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të institucioneve të drejtësisë, autoriteteve shtetërore, kolegëve, familjarëve dhe miqve të gjyqtarit Kalaja, të cilët i japin sot lamtumirën e fundit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme