Sociale 6 October 2025, 08:06 Nga VNA

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

Ndaje në Whatsapp
Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh

Kostot e jetesës rriten veçanërisht për familjet me fëmijë në Shqipëri, ndërsa individët e vetëm përballen me presionin e inflacionit të përditshëm, por me një nivel më të ulët të shpenzimeve.

Për periudhën 2021–2023, familjet me më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzojnë dukshëm më shumë, sipas raportit të INSTAT, ndërsa individët që jetojnë vetëm kanë shpenzimet më të ulëta.

Në vitin 2021, një person i vetëm shpenzonte mesatarisht 46.815 lekë në muaj, ndërsa një familje me tre ose më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzonte 98.795 lekë. Familjet me dy të rritur dhe fëmijë kishin një nivel shpenzimesh prej 87.439 lekësh, ndërsa dy të rritur pa fëmijë shpenzonin 63.557 lekë. Mesatarja totale për të gjitha tipologjitë e familjeve ishte 84.548 lekë.

Në vitin 2023, ndryshimet ishin edhe më të theksuara për individët e vetëm, të cilët rritën shpenzimet e tyre në 55.940 lekë, ndërsa familjet më të mëdha vazhduan të mbajnë shpenzime të larta: tri ose më shumë të rritur me fëmijë shpenzuan 109.671 lekë. Mesatarja totale për të gjitha tipologjitë u rrit në 91.675 lekë.

Shpenzimet e familjeve shqiptare kanë ndryshuar dukshëm gjatë viteve 2021–2023, një periudhë e karakterizuar nga pasojat e pandemisë COVID-19, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, si dhe ndryshimet në tregun e punës. Të dhënat tregojnë se sa një familje ose individ shpenzon çdo muaj nuk varet vetëm nga të ardhurat, por edhe nga struktura e familjes: familjet më të mëdha me fëmijë përballen me shpenzime më të larta për ushqim, edukim, transport dhe shërbime të tjera, ndërsa individët e vetëm shpenzojnë më pak, por rritja e kostos së jetesës ndikon edhe tek ata./ Monitor

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme