Histori të harruara 2 Nëntor 2025, 16:10 Nga VNA

Prapaskenat e ndeshjes “Ajax – 17 Nëntori”, në arkivat e Sigurimit të Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Prapaskenat e ndeshjes “Ajax – 17 Nëntori”, në

“Më datën 14.09.1970 së bashku me ekipin e futbollit “Ajaks” të Amsterdamit, mbritën në vendin tonë rreth 30 gazetarë, fotoreporterë e komentatorë të radios dhe televizorit hollandez. Midis tyre mbritën Bob Friedbander …fotograf si dhe Petrus....fotograf. 

Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, fotografët e mësipërm, bënë shumë fotgrafi negative, fotografuan ushtarë, oficerë dhe policë, fëmijë të veshur keq, banesa të vjetra, grumbuj qytetarësh në rradhë për bostan, kinezë në aeroportin e Rinasit etj.

Gjithashtu, gazetarë të tjerë hollandezë, që shoqëronin këta fotografë nëpër Tiranë, organizonin dhënie lekësh fëmijëve ose qytetarëve tanë, ndërsa fotografët e mësipërm fotografonin këto momente.

Më datën 16.09.1970 në ora 18.30, kur ekipi i “Ajaksit” me shoqëruesat mbritën në Rinas, nëpërmjet doganës fotografëve Bob dhe Petrus ju ndaluan 22 filma.”- kështu raportonte ne datën 17 tetor të vitit 1970, Drejtoria e II e Ish-Sigurimi të Shtetit, e cila kish marrë përsipër të drejtonte survejimin e stafit prej 62 persona të ekipit të të Ajaxit.

Bashkë me gazetarin sportiv, z. Wiep Idzenga,hollandez, i cili me intresin e tij na rikthen 55 vjet më pare hulmtuam një ngjarje që ka ndodhur në shtator të vitit 1970, në Shqipërinë e izoluar dhe të varfër, kur zhvillohej ndeshja mes ekipit legjendar Ajax i Amsterdamit,dhe 17 Nëntorit të Tiranës (sot KF Tirana), e para e Kupës së Kampionëve.

Ndërsa tifozët brohorisnin në fushë, pas tribunave zhvillohej një tjetër ndeshje, ajo e aparatit të Sigurimit që dokumentonte çdo kontakt me të huajt, çdo bisedë e çdo fotografi, një “ndeshje” tipike e prapaskenave të një shtetit diktatorial, kur përmes mekanizmit të Sigurimit të Shtetit Shqipëria kontrollonte imazhin e saj të varfërisë.

Në raportin e 12 shtatorit 1970, shkruhej: “Ju njoftojmë se me datën 14.09.1970 ora 17:30, mbrinë në Tiranë ekipi i futbollit ‘Ajaks’ i Amsterdamit i përbërë prej 62 persona. Midis tyre do të jenë dhe rreth 30 gazetarë, komentatorë të radios dhe televizionit. Lutemi të merren masa kontrolli sidomos për gazetarët.”

Në dokumente përshkruhet survejimi i çdo lëvizjeje të tyre, përfshirë edhe momentet e fotografimit në rrugët e Tiranës. “Nga larja e 12 copë filmave bardhë e zi doli se ata kishin bërë mjaft fotografi negative ku paraqitet realiteti i vendit tonë. 25 copë fotografi me kareakteriostikë po i bashkangjitim në këtë dosje. Edhe në të kaluarën raste të tilla ka patur. Mendojmë: Lejimi i gazetarëve, fotoreporterëve etj si tifozë me ekipe të ndryshmme sportive nga vendet perëndimore ose revizioniste që të vinte në vendin tonë duhet parë: Në pamundësi për ti ndaluar të gjitha të paktën të kufizohte numri i tyre deri në minimum, mbasi të gjithë këta kanë tendencën që të flasin keq dhe të mos paraqesin realitetin e vendit tonë.”

Një tjetër shënim i ruajtur në dosje mban firmën e vetë Ministrit, i cili urdhëron që disa prej fotove “të zhvillohen për përvojë dhe për muzeum”.

Ndeshja e luajtur më 16 shtator 1970 përfundoi me rezultatin 2–2, një sukses i rrallë për ekipin shqiptar përballë kampionëve të Europës.

Por ajo që bën edhe sot përshtypje është se si djemtë e në vendi të varfër përballuan një skuadër kampione, djem që jo rrallë herë u bënë vetë ata shenjestrat e regjimit, siç edhe thotë në këtë intervistë *Wiep Idzenga, gazetar sportiv hollandez, i specializuar në historinë e futbollit.

Pyetje: Qasja juaj në dokumentet e ish-Sigurimit duket si e pazakonte për rutinen e punës sonë, një gazetar sportiv që kërkon të dijë mbi prapaskenat e një ngjarje sportive? Pse kjo ?

Përgjigje (Wiep Idzenga): Kjo dosje përmban të dhëna në lidhje me ndeshjen e zhvilluar ndërmjet 17 Nëntorit (KF Tirana) dhe Ajax, më datën 16.09.1970. Unë isha i interesuar të dija se çfarë ishte shkruajtur mbi delegacionin hollandez që erdhi në Shqipëri, sepse në ato vite Shqipëria ishte një vend i izoluar dhe nuk ishte e zakonshme që persona të huaj të hynin lirisht në Shqipëri. Isha i interesuar të dija se çfarë ishte shkruajtur në lidhje me personat që erdhën për të parë zhvillimin e ndeshjes. Gjithashtu, isha i interesuar dhe për dokumentet në lidhje me ekipin shqiptar që udhëtoi në Hollandë, por kjo mbetet të zbulohet në të ardhmen.

Pyetje: Çfarë ju bë më shumë përshtypje gjatë studimit të dosjes?

Përgjigje: Dosja është interesante sepse tregon mënyrën sesi ishin survejuar dhe ndjekur. Cdo herë që ata largoheshin nga Hotel Dajti, sa persona kishin dalë, me kë kishin folur, kur ishin kthyer. Mua më duket sikur ata kanë qenë të frikësuar nga eksperienca e tyre në Shqipëri, për shkak se ishin kthyer në hotel brenda 5 minutash. Unë do të ecja gjithë ditën nëse do të isha në vendin e tyre. Ishte e rëndësishme të shikoja kush nga Holanda ka qënë në këtë ngjarje sportive; këtu kam të gjitha emrat dhe profesionet e tyre – gazetarë, fotografë dhe persona nga televizioni. Ishte interesante ta shihja si erdhën në Shqipëri dhe survejimin që iu ishte bërë.

Pyetje: A kishte ndonjë person specifik që ju tërhoqi vëmendjen?

Përgjigje: Isha i interesuar sidomos për një fotograf, i cili përmendet shumë shpesh. Në dosje thuhet se atij i është hapur një dosje e posaçme, një dosje ekstra nga kjo që pashë. Në total ishin 62 persona. Ai mund të jetë akoma gjallë; tani di emrin dhe ditëlindjen e tij, dhe nëse është gjallë, do të kontaktoj me të për të marrë eksperiencën e tij dhe për të kuptuar arsyen e survejimit.

Pyetje: Çfarë mësuat për qëllimin e survejimit?

Përgjigje: Personat në krye të rregjimit dëshironin që imazhi i Shqipërisë të ishte i pastër dhe i ndriçuar mirë. Ata donin të tregonin vetëm pjesën më të mirë të vendit. Nëse kishte foto të diçkaje që nuk u pëlqente – persona të zbathur ose me veshje të papërshtatshme – mendonin se kjo ndikonte keq për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe kjo nuk duhej të dilte në dritë. Unë u surprizova nga kjo dhe mendoj se kanë vajtur shumë larg.

Pyetje: Çfarë mendoni për arkivat dhe kërkimin e mëtejshëm?

Përgjigje: Ishte shumë interesante të shihja këtë pjesë dhe jam i lumtur që më u vendos në dispozicion. Në përgjithësi, shpresoja që kjo pjesë të ishte më e hapur, sidomos për lojtarët që luajtën kundër Ajaksit, si Gëzim Kasmi dhe Skënder Halili. Ata kanë pasur përplasjet e tyre me regjimin më vonë; Halili ishte në burg për disa kohë. Jam i interesuar për dosjen e tij,

*Wiep Idzenga, gazetar sportiv hollandez, i specializuar në historinë e futbollit ka kryer Masterin në Business Economics në Universitetin e Tilburgut, Hollandë. Ai ka botuar librat më të njohur: De Maradona van China en andere landen (2007), Het Duel (2021) dhe De Denen (2015), dhe është autor i 400 artikujve në gazeta dhe revista, ku dy prej tyre janë nominuar për çmimin “Hard Gras” për historinë më të mirë gazetareske.

 

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Dhe ka njerëz si Diego Zelka, që lindin për të parë me shpirt. 23 vjeç, i verbër, por me dritë të pakrahasueshme brenda vetes. Këndon që në moshën 5-vjeçare dhe nuk iu nda muzikës kurrë, asnjë ditë. I diplomuar për kanto dhe i njohur me koncerte jashtë Shqipërisë Një zë drithërues… Video credits Vizion+

Operacioni i forcave policore të Malësisë së Madhe në fshatin Hot ku janë zbuluar në bazë dhe të informacioneve paraprake tre mjedise në të cilat kultivohej bimë narkotike e llojit kanabis përmes ndriçimit artificial. Kultivuesit siç shikohet dhe nga pamjet e momentit të operacionit policor, kishin ndërtuar një njësi të rregullt kultivimi, në të cilen u asgjësuan 1110 bimë e llojit kanabis, për rritjen cilësore të së cilës ishin instaluar 300 llampa, 22 aspirator, 35 ventilator, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 invertera. Brenda këtyre ambienteve u zbuluan dhe sekuestruan edhe 1 kilogram e 800 gram kanabis në formen e boçes. Në pranga ranë Lazer Pepaj, 69 vjeç dhe kushëriri i tij, 48-vjeçari Sander Pepaj, ndërsa u shpall në kërkim Kristjan Pepaj, 33 vjeç.

Nga nesër rikthehen shirat ? Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti I vranët. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar. ? Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s. ? Deti - Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Muzeu i Madh Egjiptian Një ditë më parë është inaguruar Muzeu më i madh i Egjiptit. Kjo ndërtesë është një portë hyrëse drejt 7.000 viteve të qytetërim. I vendosur nën hijen e Piramidave të Mëdha, GEM përfaqëson një nga projektet kulturore më ambicioze në botë — një kryevepër e arkitekturës moderne që nderon trashëgiminë e përjetshme të Egjiptit të lashtë. Nuk është vetëm muzeu arkeologjik më i madh që është ndërtuar ndonjëherë, por edhe një urë midis së kaluarës së lavdishme të Egjiptit dhe të ardhmes së tij të ndritshme. Brenda tij ndodhen mbi 100.000 artefakte, përfshirë thesaret e plota të mbretit Tutankhamon, të cilat tregojnë historinë e qytetërimit më të madh të njerëzimit në një mënyrë që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Muzeu i Madh Egjiptian është më shumë se histori — është krenari, inovacion dhe identitet që bashkohen nën të njëjtin çati.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme