Histori të harruara 26 Tetor 2025, 08:39 Nga VNA

Letra që nuk mbërriti kurrë: Lutja e nënës së Viktor Zhustit për ta parë të birin për herë të fundit

Ndaje në Whatsapp

Letra që nuk mbërriti kurrë: Lutja e nënës së

Në vitin 1977, një grua e moshuar në Athinë, Athina Nonda Zhusti, shkroi me dorën që i dridhej një letër drejtuar “Shokut Enver Hoxha”. Me fjalë të buta e me një ton të përulur, ajo nuk kërkonte as strehim, as ndihmë, por vetëm një leje vizite, për të parë të birin — aktorin e njohur Viktor Zhusti, të cilin nuk e kishte takuar prej më shumë se 30 vjetësh.

“Jam e sëmurë dhe me një këmbë në varr,” – i shkruante Enverit, – “ju lutem të më jepet e drejta të vij si turiste, të përqafoj e puth për herë të fundit djalin e vetëm.”

Në dosjen e Komitetit Qendror të PPSH-së ruhet edhe kartela shoqëruese e kësaj letre. Zyrtarët regjistruan se gruaja ishte shtetase greke, e veja e Nonda Zhustit nga Gjirokastra, që kishte vdekur në Athinë në vitin 1976. Djali, Viktor Zhusti, kishte mbetur në Shqipëri që fëmijë, pas ndarjes së familjes në vitin 1945, dhe nënës nuk i ishte dhënë kurrë leja për ta parë. Në shënimet burokratike, kërkesa e saj u kthye në një “çështje për t’u shqyrtuar”, por asgjë më shumë.

Letra që nuk mbërriti kurrë: Lutja e nënës së

Ajo nuk e mori kurrë lejen. Vetëm shumë vite më vonë, në vitet ’80, Viktor Zhusti e pa të ëmën për një kohë të shkurtër kur vizitoi Greqinë — takimi i parë dhe i fundit mes tyre. Letrat e Athinës Zhusti mbeten sot një dëshmi e dhimbshme e nënave të ndara nga kufijtë e hekurta, ku dashuria nuk njihte pengesa, por shtetet po. Një copë letër që dëshmon jo vetëm mallin e një nëne, por edhe egërsinë e një kohe ku një përqafim duhej miratuar nga partia.

Letra e parë – 2 korrik 1977

Sekretarit Parë të P.P. të Shqipërisë
Tiranë

Shoku Enver Hoxha

E nënshkruara Athina Nonda Zhusti, e shoqe e ish Nonda Zhustit nga qyteti i Gjirokastrës, vdekur më 1/4/1947, banuese në Athinë, Rruga Glikerias Nr. 36, Petropoli, me kombësi e shtetësi greke. Ju lutem si vijon: Qysh nga viti 1945, djali që i vetmi, Viktor N. Zhusti, tani banues në Tiranë, në Rrugën Bajram Curri, Pallati 3/69/3, apartamenti 7, për arsye familjare u nda nga ne dhe që atëherë nuk e kam takuar më.

Ju kam dërguar dhe një herë më parë, shoku Enver, por për fatin tim të keq nuk më është dhënë leja e kërkuar për të ardhur si turiste, të shoh dhe një herë të birin tim të vetëm, që më është ndarë dyzet vjet, dhe tani që jam e sëmurë e me një jetë të gjunjëzuar, dhe me një këmbë në varr. Prandaj ju lutem edhe një herë, shoku Enver, të më jepet e drejta të vij si turiste e të përqafoj e puth për herë të fundit djalin e vetëm.

E bindur se do të më mirëkuptoni, përfundoj me përshëndetje e respekt të thellë shqiptare.

Athinë, 2/7/1977
(Athina N. Zhusti)

P.S. Me që më ula ankimimin e babait, lutem që leja të më jepet me emrin: Athina Ch. Nadhio.

Shënim: Thënie Enver M.P.J. më datën 18.3.77.

Kartela zyrtare – 18 mars 1982

Komiteti Qendror i PPSH
Sektori i letrave dhe ankesave

Emri, atësia, mbiemri: Athina N. Zhusti
Adresa: Rr. Glikerias Nr. 36, Nd. Athinë
Rrethi (Qyteti): Greqi (Athinë)
Kujt i drejtohet letra: Shokut Enver

Çështja që parashton:

Thotë se është bashkëshortja e Nonda Zhustit nga Protokata e Gjirokastrës, nënshtetase greke. Burri i saj është larguar nga Shqipëria që nga viti 1931 dhe banonte në Athinë ku vdiq në prill 1976. Gjatë okupacionit fashist, i biri i saj, vetëm 2 vjeç, erdhi në Gjirokastër me gjyshen dhe xhaxhain. Tani banon në Tiranë. I ka shkruar disa herë Ministrisë sonë të Jashtme që t’i lejohet të vijë si turiste për ta takuar, por nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

Është plakë, pa asnjë njeri tjetër përveç djalit që është këtu. Prandaj lutet që t’i jepet aprovimi të vijë si turiste për të takuar djalin dhe familjen e tij.

Letra që nuk mbërriti kurrë: Lutja e nënës së

Lexo gjithashtu

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme