Histori të harruara 29 Tetor 2025, 12:39 Nga VNA

Letra që Enver Hoxha nuk e lexoi kurrë: Tri gra polake kërkonin të shkonin tek burrat e tyre në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Letra që Enver Hoxha nuk e lexoi kurrë: Tri gra polake kërkonin
Foto ilustruese

Ishte viti 1961, një nga më të errëtit në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë komuniste. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, regjimi i Enver Hoxhës ndërpreu menjëherë çdo lidhje me vendet e Europës Lindore, përfshirë Poloninë, Çekosllovakinë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Pasoja nuk ishte vetëm politike apo diplomatike — por thellësisht njerëzore.

Në mes të propagandës së luftës kundër “revizionizmit”, me dhjetëra familje shqiptaro-polake u ndanë papritur e pa mëshirë. Studentë shqiptarë që kishin studiuar në Varshavë apo Krakov, të martuar me vajza polake, u thirrën urgjentisht në Tiranë dhe nuk u lejuan më të ktheheshin tek gratë e tyre. Ndërkohë, gratë mbetën në Poloni me fëmijët e vegjël, në një realitet të paqartë, midis dashurisë dhe mureve ideologjike.

Në nëntor të atij viti, tri prej tyre — Barbara Tasi, Elisabeta Alibali dhe Françiska Nurja — u ulën e shkruan një letër të përbashkët drejtuar “babait të popullit shqiptar”, Enver Hoxhës. Me një gjuhë të përulur, të dhimbshme e plot shpresë, ato kërkonin vetëm një gjë: të lejoheshin të bashkoheshin me burrat e tyre në Shqipëri.

Letra mbërriti në zyrën e Hoxhës. Në krye të saj, me dorë të fortë dhe firmë të njohur, Hysni Kapo shkroi vetëm dy fjalë: “Asnjë përgjigje!”

Ishte vula e heshtjes mbi një dramë njerëzore që regjimi nuk e pranoi kurrë publikisht.

Dërgojnë: Barbara Tasi, Elisabeta Alibali, Françiska Nurja – Poloni

Merr: Enver Hoxha, Sekretar i Parë i P.P.SH.

Tiranë, 8.11.1961

R.144

I dashur shoku Enver Hoxha,

Jemi gra të studentëve, të cilat deri më 30.6.1961 studjuam në Poloni dhe shkuam për pushimet verore në familjet e tyre, në Atdhe. Siç e di dhe shoku Enver, ata mbetën atje.

Mbetëm vetëm me fëmijët e vegjël, në kushte të rënda jetese.

Përveç kësaj, burrat tanë i dashurojmë shumë, prandaj me të gjitha fuqitë dëshirojmë të bashkohemi me ta.

Gjatë një periudhe prej dy muajsh pritem për të marrë pasaportat, dhe tash që i kemi, na ka mbetur një çështje me rëndësi – çështja e vizës.

Shpeshherë shkojmë në Ambasadën Shqiptare në Varshavë. Ajo e di shumë mirë se si ndodhemi dhe pengesat tona, por pa pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, nuk është në gjendje të na zgjidhë çështjen.

Burrat tanë përpiqen në Atdhe, në Tiranë, për rregullimin e lejeve për ardhjen tonë, por edhe atje, sa herë që shkojnë në Ministrinë e Jashtme, marrin të njëjtën përgjigje: “prisni”. Me një fjalë, presim ne, presin edhe ata.

Ju lutemi shumë që ju pengojmë të merreni me çështjet tona, por për ne kjo është një çështje me rëndësi – çështje e ekzistencës së familjes në mënyrë normale.

I drejtohemi shokut si babait të gjithë popullit shqiptar, si organit më të lartë në Shqipëri, me lutjen e nxehtë për ndërhyrjen tuaj në çështjen tonë.

Kemi besim se shoku, si baba i familjes së tij, e kupton dhimbjen tonë për ndarjen nga burrat dhe e merr parasysh se kemi fëmijë të vegjël, të cilët jemi të detyruara t’i çojmë në kopësht, që bëjnë një jetë të vështirë pa kujdesin prindëror, nuk e kalojnë mirë atje dhe i merr malli për baballarët e tyre.

Përveç asaj që ju shkruam më sipër, edhe një herë, në mënyrë të ngrohtë ju lutemi të ndërhyni për çështjen tonë dhe për përfundimin e saj.

Kemi besim se shoku, si organi më i lartë shtetëror, do ta shqyrtojë çështjen tonë në mënyrë pozitive dhe me padurim presim përgjigjen tuaj.

Letra që Enver Hoxha nuk e lexoi kurrë: Tri gra polake kërkonin
Letra

 

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme