Histori të harruara 25 October 2025, 16:41 Nga VNA

Një krim urbanistik që s’duhet harruar

Ndaje në Whatsapp
Një krim urbanistik që s’duhet harruar

Në vitin 1980, Tirana humbi një nga simbolet e saj më të bukura arkitektonike: ndërtesën e vjetër të Bashkisë, që ndodhej në qendër të qytetit.

E ndërtuar në vitet ’30 me një stil të thjeshtë e plot dinjitet, ajo godinë mbante në vetvete kujtesën e një epoke kur Tirana po merrte formën e kryeqytetit modern shqiptar.

Prishja e saj, ishte një krim urbanistik dhe kulturor: një shkatërrim i panevojshëm për të ndërtuar një nga ndërtesat më të shëmtuara, Muzeun Historik Kombëtar, i cili në fakt meritonte godinën më të bukur. Sot, shumë kalojnë andej pa e ditur se aty ku shtrihet sheshi i sotëm, dikur qëndronte një ndërtesë që dëshmonte për fillimet e administratës moderne shqiptare.

Bashkia e vjetër e Tiranës u projektua nga arkitektët italianë dhe u inagurua nga Mbreti Zog në vitin 1938. 

Prishja e kësaj ndërtese është një mëkat, që na ndjek si mallkim më vete.

Tirana ka nevojë të kujtojë, jo vetëm të ndërtojë.

Nga Hasan Bello 

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme