Histori të harruara 18 October 2025, 15:37 Nga VNA

Urdhrat nga lart, si Enver Hoxha drejtoi farsën gjyqësore kundër Dom Engjëll Kovaçi

Ndaje në Whatsapp
Urdhrat nga lart, si Enver Hoxha drejtoi farsën gjyqësore kundër

Sot po sjellim në vëmendje shënimet e ish-diktatorit në një dokument arkivor të vitit 1958 mbi gjykimin ndaj Dom Engjëll Kovaçit, të Fondit 4, Dosja 105, Kutia 2 — një relacion me vërejtje të firmosura nga Enver Hoxha.

Në këtë dokument, Hoxha angazhohet drejtpërdrejt në dënimin me pushkatim të priftit katolik, sipas një kurthi të ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Ai kërkon që gjyqi të shfrytëzohet për propagandë kundër klerit katolik, për të përgatitur goditjet e mëvonshme ndaj të gjitha besimeve fetare në Shqipëri — një provë e qartë e instrumentalizimit të drejtësisë për qëllime ideologjike dhe shtypjeje fetare.

Ja çfarë thotë shënimi i E. Hoxhës për shokun Kadri:

“Këta të hidhen në gjyq. Në rrethin e Shkodrës dhe në rrethe të tjera katolike të bëhet çështje propagande (shih edhe shënimet që kam vënë në propozimet tuaja).

Për shtypin nuk është e oportune që të jepet gjerë.

Në shtyp mund të vendosim vetëm një njoftim të shkurtër se u bë gjyqi i filanit, i cili vrau brenda në kishë filanin (të përmendet arsyeja, por jo hollësisht).

Bisedojeni me shokun Mehmet këtë çështje dhe vijeni në veprim.”

(21 tetor 1958)

Në vazhdim, teksa i bën korrigjimet e fundit tekstit, ai shkruan;

“Nuk është e nevojshme, mendoj ta bëjë Kolegji i Gjykatës së Lartë. Mund të përmenden krime të klerikëve të mëparshëm, por nuk është e menjëhershme të zhvillohet një proces i madh kundër Kishës Katolike.”

Dom Engjëll Kovaçi, prift nga Puka, u akuzua padrejtësisht nga Sigurimi i Shtetit për një vrasje të kryer në fshatin Qelëz — një krim që, sipas dëshmive të mëvonshme, ishte kryer nga vetë operativët e Sigurimit. Edhe pse kishte dëshmi të qarta se prifti ndodhej në fshatin Iballë ditën e ngjarjes, hetuesit e torturuan deri në vdekje dhe i morën me dhunë një firmë për ta përdorur si “provë”. Akuza e sajuar u përdor nga regjimi për të denigruar klerin katolik.

Gjatë gjyqit në Shkodër, motra e tij, Angje Kovaçi, reagoi publikisht kundër farsës gjyqësore, duke i bërë thirrje popullit të mos besonte akuzat e rreme. Angje Kovaçi dëshmon pas vitit 90 se viktima ishte vrarë pas një grindjeje mes dy vëllezërve dhe se familja Kovaçi nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Në një intervistë rrëqethëse dhënë për shkrimtarin Marçel Hila, pas vitive 90, Angjelina Preka (Kovaçi), motra e priftit të pushkatuar Dom Engjëll Pjetri Kovaçi thotë se Sigurimi e akuzoi padrejtësisht dhe se ai u torturua për të firmosur “rrëfimin” e përgatitur nga hetuesit Ali Xhunga dhe Ilmi Sahiti.

Në të vërtetë, arsyeja e dënimit të tij ishte refuzimi për të firmosur Statutin e Kishës Katolike, të diktuar nga regjimi komunist. Për këtë qëndresë morale, ai u dënua me vdekje dhe u pushkatua në vitin 1959. Trupi i tij mbetet ende i pagjetur.

 

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme