Histori të harruara 15 December 2025, 21:10 Nga VNA

Historia e Foto Ninit: Arrestimi nga Sigurimi i Shtetit në Sarandë më 1949, vdekja nga torturat dhe trupi i varrosur në oborrin e Sigurimit, ndërsa babai kërkoi ta merrte për varrosur

Ndaje në Whatsapp

Në verën e vitit 1949, në kulmin e konsolidimit të diktaturës komuniste, një baba 85-vjeçar nga Saranda iu drejtua Komitetit Qendror të Partisë Komuniste me një kërkesë formalisht të thjeshtë, por politikisht tronditëse. Letra nuk denoncoi ideologjinë dhe nuk kërkoi drejtësi penale. Ajo regjistroi një fakt: arrestimin e një qytetari, vdekjen e tij nga torturat dhe varrosjen e trupit brenda territorit të Sigurimit të Shtetit.

Historia e Foto Ninit: Arrestimi nga Sigurimi i Shtetit në Sarandë


Dokumenti tregoi se si shteti komunist arrestoi pa gjyq, torturoi deri në vdekje dhe më pas administroi trupin e të vdekurit si pronë institucionale, duke ia mohuar familjes të drejtën elementare për varrim. Babai nuk kërkoi hetim dhe as ndëshkim.

Historia e Foto Ninit: Arrestimi nga Sigurimi i Shtetit në Sarandë

Ai kërkoi vetëm dorëzimin e trupit për ta varrosur në varrezat publike. Kjo kërkesë minimale e bëri letrën një dëshmi të drejtpërdrejtë të makabritetit të regjimit, të shkruar në kohë reale dhe drejtuar vetë strukturave që e ushtruan dhunën.

Më poshtë, letra e plotë.

 

Sarandë, 3 korrik 1949

Komitetit Qendror të Partisë Komuniste
Tiranë

Shokë Anëtarë,

Më 31 maj 1949 më është arrestuar djali im, Foto Nini, nga organet e Sigurimit të Sarandës, si person i dyshimtë për agjitacion.

Kujtoja unë, babai i tij, gruaja e tij, nëna, vëllai dhe të gjithë pjesëtarët e familjes, se djali ndodhej në duart e Sigurimit, diku i izoluar në ndonjë burg, por pa asnjë lajm e pa asnjë shenjë, siç thotë edhe një proverb popullor.

Pas kthesës që morën punët, si dhe pas fjalëve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me trockistin pa parime Koçi Xoxe, dhe pas diskutimeve e sqarimeve që iu bënë popullit nga ana e njerëzve të pushtetit në këtë krahinë, na u deklarua haptazi nga organet e Sigurimit të Sarandës se Foto Nini, nga torturat e shumta, gjeti vdekjen dhe u varros në kopshtin e Seksionit të Sigurimit të Sarandës.

Nuk desha të zgjerohem dhe as të ndërhyja në punët e Sigurimit, por më imponoi detyrimi t’ju vija në dukje se nuk guxova të shkoja në shtëpi, sepse nëna dhe gruaja e tij më kërkuan trupin e tij që ta qanin dhe ta varrosnin, gjë për të cilën kishin të drejtë.

Iu drejtova Ministrisë së Punëve të Brendshme, por meqë nuk mora asnjë përgjigje, mora guximin t’ju drejtohem Juve dhe ju luta:

Në qoftë se nuk pati ndonjë pengesë, të urdhërohej Seksioni i Sigurimit të Sarandës që të na dorëzonte trupin e tij, për ta varrosur në varrezat popullore.

Në të kundërt, ju luta të njoftohej Komiteti Ekzekutiv këtu, që të mblidhnim mendjen dhe të mos vazhdonim më kërkimet për trupin e tij.

  Vdekje fashizmit – Liri popullit

Nga fshati Nivicë–Bubari, banues në Sarandë
Babai i Foto Ninit, 85 vjeç

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme