Histori të harruara 13 December 2025, 16:05 Nga VNA

Muzeu Ateist, shembull i utopisë së regjimit komunist

Ndaje në Whatsapp

Më 10 korrik 1968 u inagurua në Shkodër ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e hapur për 5 vjet. Ajo ishte konceptuar edhe si ekspozitë shëtitëse në fshatra, malësi dhe zona industriale.

Muzeu Ateist, shembull i utopisë së regjimit komunist

Në prag të punimeve të Kongresit VII të gruas që do të zhvillohej në Shkodër (në Katedralen e Shën Shtjefnit të kthyer në Pallat Sporti) më 9 Qershor 1973, ekspozita u shndërrua në Muze Ateist, i cili u vendos në një godinë në qendër të qytetit të Shkodrës. Pushteti i kohës u mburr me këtë Muze, sepse sipas tyre ishte i vetmi i këtij lloji në Botë. Në hyrje të muzeut u vendos citati i Marksit: "Feja është opium për popullin". Hapësira ekspozuese ishte e ndarë në të dy katet e godinës dhe trajtonte tema të ndryshme.

Muzeu Ateist, shembull i utopisë së regjimit komunist

Dy pavionë ekspozues ishin të vendosur në katin e parë dhe kishin të bënin me “traditën e popullit shqiptar në luftën kundër fesë dhe klerit” dhe me “lëvizjen e revolucionare popullore të vitit 1967, kundër fesë dhe bazës materiale të saj”. Në katin e dytë ishin të vendosur tre pavionë të tjerë ekspozues, që kishin të bënim me “karakterin anti-shkencor dhe reaksionar të ideologjisë fetare”, “me fenë si vegël politike të klasave sunduese dhe pushtuese” dhe me “dështimin e veprimtarisë kundërevolucionare të klerit pas pushtimit”.

Muzeu Ateist, shembull i utopisë së regjimit komunist

Në stendat e secilit pavion ishin ekspozuar, dokumenta, foto, materiale të ndryshme që synonin të evidentonin rolin armiqësor dhe reaksionar të klerit, sidomos atij katolik, si shërbëtor i Vatikanit dhe i imperializmit. Po ashtu ky muze kishte edhe një ekspozitë lëvizëse të përbërë nga 23 stenda, e cila ekspozohej në zona të ndryshme jo vetëm të Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Vizitorët e këtij muzeu ishin nxënës shkollash, kolektive pune, anëtarë të partive komuniste të vendeve të tjera që vizitonin Shqipërinë, si dhe turistë të huaj. 

Muzeu Ateist, shembull i utopisë së regjimit komunist

Muzeu Ateist qëndroi i hapur deri më 13 dhjetor të vitit 1990. Godina ku ishte i vendosur ky muze u sulmua dhe u tentua të shkatërrohej, në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi protesta për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Muzeu Ateist, shembull i utopisë së regjimit komunist

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme