Histori të harruara 6 December 2025, 17:47 Nga VNA

Në gjurmët e familjes së mohuar Vlora

Ndaje në Whatsapp
Në gjurmët e familjes së mohuar Vlora

Kur “realiteti objektiv” zëvendësohet nga përfytyrime ideologjike, propaganda e regjimit mund të anashkalojë ose mohojë meritat, historinë dhe vlerën e familjeve të njohura — duke i paraqitur si armiq të “shoqërisë së re”.

Regjimi komunist bëri gjithçka për të shuar çdo gjurmë të trashëgimtarëve të familjes Vlora nga kujtesa historike.

Dorina Shkurti, mbesë e nipit të Ismailit Qemalit, përmes disa prej dokumenteve dhe fotografive që na solli në Autoritet, na tregon për gjyshërit e saj, Ismail Vlorën dhe Esma Hurshitin.

"Kjo është Esma Hurshiti Vlora (gjyshja ime), Tiranë, 1945, një ditë pas dasmës së saj me Ismail Vlorën (nipin e Ismail Qemal bej Vlorës).

Gjyshja këtu ka dalë pasi i kishin pushkatuar gjyshin (Javer bej Hurshiti), burgosur babain, internuar të gjithë familjen, etj., etj., etj...

Ajo zgjodhi të mos e anullonte dasmën si amanet nga familja e saj dhe ç’ndodh më pas është akoma më e rëndë për mendjet e brishta të ditëve të sotme."

Po kush ishte gjyshi i saj, Ismail Qemal Vlora (1920–1990)? Ai ishte djali i Qamil bej Vlorës (djali i Ismail Qemalit) dhe i Ylvije Dyrmishit.

Duke qenë se lindi pas vdekjes së gjyshit, Ismail Qemalit, trashëgoi emrin e plotë: Ismail Qemal.

Jetoi me familjen në Francë deri në vitin 1939; më pas u kthye në Shqipëri. Më 1943–44 ndoqi Universitetin e Mjekësisë në Vjenë. U kthye në Shqipëri përkohësisht dhe nuk mundi dot të largohej më, për shkak të mbylljes së kufijve.

U martua me Esma Hurshitin, mbesa e Javer Hurshitit (pushkatuar me vendim të Gjyqit Special, 1945), dhe vajza e Mehmet Hurshitit, i burgosur politik për rreth 10 vite. 

Gjatë gjithë jetës së tij, në kohën e diktaturës komuniste, u përndoq politikisht bashkë me familjen, tre vajzat dhe dy djemtë. Për të zhdukur lidhjen me gjyshin e tij dhe familjen Vlora, i ndryshuan arbitrarisht edhe mbiemrin, nga Vlora në Ismaili.

Vetë ai, pavarësisht studimeve dhe gjuhëve të huaja që zotëronte, punoi thjesht si punëtor, dhe për fëmijët e tij dyert e shkollave ishin të mbyllura. Vdiq në Tiranë në fund të vitit 1990.

Dorina na soll bashkë me rrëfimin i sot fotografitë, dokumentet e çertifikatës familjare ku hiqet në mënyrë arbitrare mbiemrin dhe një material të rrallë që dëshmon survejimin e gjyshit të saj.

"Këto nuk janë histori për të ngjallur dhimbje, mllef dhe keqardhje, përkundrazi... për të ngjallur bindjen që ka një fuqi hyjnore brenda nesh që nuk mund të mposhtet kurrë nga jashtë nëse ne zgjedhim ta ruajmë.

Dhe kjo fuqi është Dashuria.

Drita dhe e bukura nuk mund të shkatërrohen; me sprovën e dhimbjes ato bëhen më të qarta." - e mbyll bisedën Dorina.

Humbja e kujtesës dhe e identitetit është forma më e thellë e persekutimit; ajo shkatërron jo vetëm individin, por tenton edhe shpirtin e një kombi. 

Nga arkiva familjare e Darling Vlora dhe Dorina Shkurti, nip e mbese e familjes të Ismail Qemal Vlorës.

Autoriteti i Dosjeve 

 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme