Histori të harruara 5 Dhjetor 2025, 09:33 Nga VNA

Letra që Enver Hoxha e injoroi: Kërkesa e harruar e mbesës së Hasan Prishtinës për diktatorin

Ndaje në Whatsapp

Letra që Enver Hoxha e injoroi: Kërkesa e harruar e mbesës

Një dokument i rrallë i vitit 1949 rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës, mbesës së personalitetit të njohur Hasan Prishtina. E bllokuar në Shqipëri pa familje, pa pasuri dhe pa të drejtë largimi, Elma i shkroi personalisht Enver Hoxhës një letër të gjatë dhe të dhimbshme, duke kërkuar vetëm një gjë: të largohej nga vendi ku nuk kishte asnjë njeri dhe ku nuk mund të mbijetonte.

Historia e saj nis më 1939, kur babai, Ymer Prishtina — vëllai i Hasan Prishtinës — e solli në Shqipëri pak para shpërthimit të luftës italo-greke. Me origjinë nga Selaniku dhe me shtetësi greke, ai u detyrua të merrte shtetësinë shqiptare gjatë luftës. Por vdiq në fund të vitit 1942, duke e lënë Elman vetëm, të pambrojtur dhe pa asnjë të afërm në vend.

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Elma mbeti në Shqipëri si shtetase e huaj me dokumente të rregullta. Ndërsa familjarët e thërrisnin nga Turqia, ajo mori një leje-kalimi, shiti gjithçka kishte, dhe u përgatit të largohej. Por rruga iu mbyll në minutën e fundit: konsullata jugosllave nuk i dha vizën e tranzitit. E bllokuar dhe pa asnjë mjet jetese, ajo iu drejtua vetë Enver Hoxhës në shtator të vitit 1949, duke i lutur që t’i shtynte afatin e lejes dhe t’i mundësonte ikjen përmes Italisë.

Kërkesa nuk u aprovua kurrë. Fati i Elma Prishtinës u bashkua me qindra të tjerë që regjimi nuk i lejoi të largoheshin nga vendi.

Më poshtë, letra e saj origjinale, një prej dëshmive më të rralla të asaj kohe — një zë i brishtë i mbetur në duart e një regjimi të pamëshirshëm.

LETRA (origjinale, pa asnjë ndryshim)

Gjeneral kolonel Enver Hoxhës

Tiranë

E nënshkruara Elma Prishtina shtëpiake dhe banuese në lagjen Misto Mame, rruga Bajram Curri Nr. 419 mar nderin me ju parashtrue sa më poshtë:

Baba jem i ndjeri Ymer Prishtina vëllai i të ndjerit Hasan Prishtina mbas hikjes së Zogut nga Shqipnija në muajin Gusht të vitit 1939 më mori dhe mua vajzën e tij të vetme dhe ardhëm këtu për një vizitë, mbas shumë vjet mërgimi; dhe mbasi filloj lufta kundër Greqisë, baba i jem, i cili kishte shtetësi greke,  mbase jetonim në Selanik ku kemi edhe pasurinë tonë, u shtrëngua të marrë shtetësinë shqiptare, porse në fund të vitit 1942 vdiq e kështu unë mbeta vetëm dhe nuk pata mundësi që të shkonj, mbasi ra Greqia sepse isha një vajzë e re pa njeri të afërm t’imin.

Kur hyri Partia këtu unë vazhdova që të qëndroj si shtetase e huaj, sicc rezulton edhe nga lejeqendrimi për të huaj që kam në dorë.

Mbasi pra në këto kohët e fundit njerëzit e minj që kam në Turqi më kanë kërkuar që të shkonj atje kërkova rregullisht një leje –kalimi, e cila dhe m’u dha porse nuk munda që të shkonj sepse Konsullata Jugosllave nuk më mbante vizën që të kalonja nëpër Jugosllavi.

Në këtë ndërkohë unë, tue shpresue se do të shkonja shita të gjitha plaçkat e mia dhe sot kam mbet pa asnjëgjë.

Me qenë pra se jam një copë vajzë që nuk di as gjuhën shqipe mbasi kam le në Selanik.

Dhe me qenë se tash kam mundësi që të shkonj në Turqi më anë të Italisë.

Prandaj marr nderin t’ju lutem të kini mirësinë të merrni masat e duhuna që të më shtohet leja e lejekalimit dhe të më vizitohet e kështu të mundem të shkonj sa pa zënë dimni e të vetë pranë njerëzve të minj e të shpëtonj jetën, mbasi këtu nuk kam kurrsesi mundësi që të jetonj.

Tiranë më 5.IX.1949

Me nderime

Elma Prishtina

Letra që Enver Hoxha e injoroi: Kërkesa e harruar e mbesës

Lexo gjithashtu

Video

Rama është modest. Ai është “bujari” i vërtetë. Se i ka dhënë tokën e pronarëve Arbër Hajdarit për 1 euro

Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit me entuziazëm nga qytetarët kinezë. Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte kur Macron vrapoi për t’i përshëndetur ata personalisht, duke treguar afërsinë dhe respektin ndaj njerëzve që e pritën. Ky episod simbolik thekson lidhjet gjithnjë e më të forta mes Francës dhe Kinës, si dhe përpjekjet e të dyja vendeve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Ceremonia e shortit të Kampionatit Botëror përfundoi me një moment të pazakontë, ku presidenti amerikan Donald Trump u pa duke vallëzuar këngën ikonike YMCA, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pjesëmarrësve.

Një aligator gjigant, i gjatë rreth 4.3 metra (14-foot) dhe me peshë rreth 272 kg (600 paund), shkaktoi bllokim të trafikut në Florida, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Një kapës i specializuar për kafshë të egra, së bashku me tetë zyrtarë policorë, ndërhynë për të larguar aligatorin nga rruga dhe për të siguruar kalimin e automjeteve në mënyrë të sigurt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme