Bota 30 May 2025, 16:14 Nga VNA

Hamasi shqyrton planin e armëpushimit, OKB paralajmëron: Gaza në rrezik nga uria!

Ndaje në Whatsapp
Hamasi shqyrton planin e armëpushimit, OKB paralajmëron: Gaza në

Hamasi ka bërë të ditur se po zhvillon një “rishikim të plotë” të propozimit të fundit amerikan për një armëpushim në Rripin e Gazës, por e konsideron planin si të pamjaftueshëm, duke theksuar se nuk përmbush kërkesat e tij kryesore.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Izraeli ka pranuar marrëveshjen, e cila parashikon një armëpushim 60-ditor dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Megjithatë, vetë autoritetet izraelite nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare për këtë propozim.

Kujtojmë se armëpushimi i fundit dypalësh u ndërpre në muajin mars, kur Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Gaza dhe rifilloi ofensivën e tij ushtarake. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, që prej atëherë janë vrarë afro 4,000 persona.

Ndërkohë, situata humanitare në Gaza po përkeqësohet me ritme alarmante. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) paralajmëron se Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, duke shtuar se 100% e popullsisë është në rrezik nga uria.

Izraeli vijon të deklarojë se veprimet ushtarake kanë për qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po i bën thirrje të dyja palëve për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme që mund të sjellë një ndalesë të vërtetë të luftimeve dhe të lehtësojë krizën humanitare

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme