Kronika 6 August 2025, 15:49 Nga VNA

Gjurma e gishtit që tradhtoi Flodian Plakun në vrasjen e ish policit të burgjeve Gentjan Bejtja. Detajet e dosjes

Ndaje në Whatsapp
Gjurma e gishtit që tradhtoi Flodian Plakun në vrasjen e ish policit

Një gjurmë gishti tradhtoi Flodian Plakun në ekzekutimin mafioz të Gentjan Bejtjas, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larush të Fushë-Krujës në vitin 2025. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës ndaj të pandehurit Ilir Beqaraj, i cili akuzohet si bashkëpunëtori kryesor i Flodian Plakut, është rindërtuar i gjithë mekanizmi i krimit të rëndë, si dhe provat që janë siguruar nga grupi hetimor për të provuar përfshirjen e tyre në ngjarje.

Krahas provave të tjera, si pamje filmike të momenteve kur lëvizin automjetet, disa bileta avioni të rezervuara në një agjenci në Lezhë, lidhje miqësore e Roan Brahimit — i cili u ekzekutua në dhjetor 2024 në Athinë, në një kohë kur akuzohej si organizator i vrasjes së Bejtjas — prokuroria ka në duar edhe provën shkencore të ADN-së.

Konkretisht, në automjetin e markës Volkswagen Golf me ngjyrë të zezë dhe targa AB960GG, me të cilin autorët u larguan pasi dogjën automjetin e përdorur në vrasje, janë zbuluar disa gjurmë gishtërinjsh. Gjurmët janë zbuluar në dorezat mbajtëse të pasagjerëve. Profilet gjenetike të përftuara nga këto gjurmë janë krahasuar me bazën e të dhënave CODIS në Sektorin e Biologjisë dhe kanë rezultuar se u përkasin të dyshuarve, Flodian Plaku dhe Ilir Beqaraj.

“Në mënyrë të përmbledhur rezulton se automjeti i markës Volkswagen Golf me ngjyrë të zezë dhe targa AA960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu (arrestuar më 19 mars 2024 dhe tashmë ka përfunduar dënimin dhe është liruar), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegies së automjetit të markës Land Rover në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është përftuar profili gjenetik i shtetasve Ilir Beqaraj, alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mancellari (arrestuar më 19.03.2024), dhe Flodian Plaku, alias Flodian Serjani, alias Flodian Mamo, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në ekzekutimin e shtetasit Gentjan Bejtja, në fshatin Larushk, Fushë Krujë”, thuhet në dosje.

Flodian Plaku u arrestua tri ditë më parë gjatë një aksioni në Vlorë dhe gjatë seancës për masën e sigurisë tha se nuk ka lidhje me ngjarjen, por se e lidhin gabimisht me një Golf që ka përdorur. Ndërkohë, pas vrasjes së Bejtjas u arrestua Edison Haxhiu, i cili tashmë e ka përfunduar dënimin për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasje. Ilir Beqaraj është duke u përballur me drejtësinë për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim.

Gentjan Bejtja, ish-polic burgjesh, dikur mik dhe më pas armik i përbetuar i vëllezërve Durim dhe Valter Bami, u ekzekutua në shtëpinë e tij, teksa kërkohej nga autoritetet. Ai iu kishte mbijetuar disa atentateve. Prokuroria ka mundur të identifikojë ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së tij, por nuk ka mundur të zbulojë se kush e urdhëroi vrasjen e Gentjan Bejtjas.

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme