Kronika 6 August 2025, 10:06 Nga VNA

SPAK çon në gjyq avokatin Bardhi Koçi, i akuzuar se ka marrë ryshfet për të ndikuar te një gjyqtar

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon në gjyq avokatin Bardhi Koçi, i akuzuar se ka

SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen penale ndaj një avokati për ndikim të paligjshëm te funksionarët e sistemit të drejtësisë. E pandehur u mor dhe gruaja që kërkonte t’i shpëtonte akuzës.

Ndaj Bardhi Koçi, avokat, u ngrit akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (tre episode), ndërsa Pranvera Meshi u akuzua për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria e Posaçme, më datë 27.08.2021, mbi bazën e akteve të dërguara nga Policia Gjyqësore, ka regjistruar procedimin penal nr.229 për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Në vijim të hetimeve për këtë procedim penal, përmes aplikimit të metodave speciale të hetimit, është dokumentuar kryerja e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 4 i Kodit Penal, e kryer nga shtetasit Pranvera Meshi dhe Bardhi Koçi.

Nga hetimet rezulton se Pranvera Meshi, në kohën e kryerjes së veprës penale, po gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Bardhi Koçi, me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar me detyrë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit), ka kërkuar nga shtetasja Pranvera Meshi shumën prej 1500 (njëmijë e pesëqind) euro dhe ka marrë prej saj, në formën e përfitimit të parregullt, shumën paraprake prej 1000 (njëmijë) euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimmarrjen e gjyqtarit që po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Shtetasi Bardhi Koçi ka kërkuar nga shtetasi A.M. shumën prej 1300 (njëmijë e treqind) euro me qëllim ushtrimin e ndikimit te dy funksionarë të sistemit të drejtësisë, për përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetases N.M., e arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Gjithashtu, shtetasi Bardhi Koçi ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi R.G., me qëllim ushtrimin e ndikimit te ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Ky ndikim kishte të bënte me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike, e cila i ishte sekuestruar shtetasit B.G., i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dokumentuar dy episode të tjera të kryerjes së veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, nga shtetasi Bardhi Koçi, dhe po vijon hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme