Kronika 5 Gusht 2025, 18:49 Nga VNA

Skandali i Bankers/ Si u ble heshtja e mediave të mëdha për protestën e punëtorëve për kushtet e këqija të punës

Ndaje në Whatsapp

Skandali i Bankers/ Si u ble heshtja e mediave të mëdha për

Kompania Bankers Petrolium, e cila dyshohet se për 20 vite i ka shkaktuar një dëm të madh shtetit, duke mos paguar taksa, ka ndikuar përmes reklamave të majme, që të mbyllë edhe gojën e mediave kryesore në vend.

Në dosjen hetimore të prokurorisë së Fierit, drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao dëgjohet në përgjime teksa bën përpjekje që protesta e punonjësve të kompanisë të mos pasqyrohet në mediat kryesore. Më 1 maj 2025, ditën e punëtorëve, punonjësit e “Bankers Petroleum Albania ltd” kanë protestuar për kushtet e vështira të punës së tyre, protestë e cila është adresua kundër drejtuesve të shoqërisë.

 

Biseda e datës 29.04.2025

Personi A: Hongping Xiao

Personi B: Laura D

 

Personi B: Po përshëndetje

Personi A: Përshëndetje

Personi B: Si jeni:

Personi B: Nuk janë mirë, që nga …po një pyetje të shpejtë në lidhje me këto media për 1 maji, ke siguruar që Top Channel nuk do të vijë.

Personi B: Jo, nuk do të vijë, sepse…qartë që nuk do të vijë

Personi A: Po mund të më sigurosh këtë?

Personi B: Po, po, për Top Channel mund të të siguroj.

Personi A: Dhe kështu, ka tre media që janë përmendur në fillim apo jo?

Personi B: Në cilin fillim?

Personi A: Fokus? Kam parasysh, Sindikata na dha informacion që tre prej tyre do të vijnë. Top Channel njuk do të vijë dhe dy të tjerat mund të kujtosh?

Personi B: Nuk e di.

Personi A: Fokus

Personi B: Fokus është ai për të cilin nuk kemi rinovuar kontratën.

Personi A: Fokus do të vijë.

Personi A: Pra mund të më sigurosh që Top Channel do të vijë apo jo?

Personi B: Absolutisht, sepse kemi kontratë, është 100 për qind e sigurt. Do të kontaktoj edhe të tjerët. por nuk dua t’i kontaktoj ata të parët. Kjo është ideja. Deri tani nuk kam asnjë informacion. kështu që në momentin që ata na kontaktojne, do t’jua them menjëherë.

Personi A: Ok

Personi B: Absolutisht! Po nga ana juaj, keni ndonjë informacion?

Personi A: Jo, mendoj që në fillim janë përmendur tre, do të gjej mesazhin që besoj se e kam ndarë me ty.

Personi B: Po, sipas mesazheve ata thonin Neës 24, që është Fokus. Po, është Syri, që është televizioni opozitar, dhe Klan, nëse nuk gaboj, por për Klan ende kemi kontratën, por kemi këtë situatë…

Personi A: Nëse mund të sigurosh që Top Channel dhe Klan nuk do të përfshihen, eshtë e gjitha.

Personi B: Po, e di. Por me Klan kemi një situatë delikate, kështu që do të kontaktoj absolutisht. Do të flas me ta, do t’u them se do të rregullojmë gjërat, por nuk e di. Ndoshta ata mund të informojnë edhe të tjerët, por do t’jua bëj me dije nëse kam ndonjë informacion. Ok, a ka diçka tjetër?

Personi A: Jo, jo, për momentin jo.

Personi B: Ok, ok. Faleminderit.

Personi A: Ok

“Nga këqyrja e kryer më datë 14.05.2025 në platformat kryesore të internetit, përfshirë Google, YouTube dhe faqet zyrtare të mediave shqiptare, rezulton se protesta e punonjësve të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Llt”, më datë 1 Maj 2025 ka qenë një ngjarje reale dhe e raportuar kryesisht në disa media online dhe kanale televizive si “Syri.net”, “Neës 24”, “RTSH” dhe “Almakos.com”, etj. Ndërsa mediat si “Top Channel”, “TV Klan” etj, nuk kanë raportuar këtë protestë të sindikatës së punonjësve”. 

Në dosje thuhet se nga kqyrja e kryes më datë 21 maj 2025 rezulton se media të ndryshme si Top Channel apo Klan TV, etj kanë marrë përgjatë viteve 2020-2025 pagesa që variojnë nga 26.346.090 lekë e deri në 55.132.715 lekë, për reklama, hapësira publicitare, spote, kronika, etj në një kohë që kjo kompani operon në treg pa rival.

Pra, reklarimi i aktivitetit të saj në një treg pa konkurrentë është vetëm shtim i pajustifikuar i shpenimeve dhe ulje e fitimeve që deklaron si kompani. Në këtë mënyrë dyshohet se mundohet që me këto investime, të pengojë publikimin e lajmeve negative rreth aktivitetit të saj, të pamundësojë përcjelljen e protestave të punëtorëve të saj, etj.

Më poshtë biseda e datës 24 prill 2024.

Personi A: Hondping Xiao

Personi B: Bashkëbiseduesja, është përdoruese e numrit celular 069 20 xx 712

 

Personi A: Mirëmëngjes.

Personi B: Mirëmëngjes.

Personi A: Je në zyrë?

Personi B: Po shkoj atje. Jam te sheshi Skënderbej.

Personi A: Ke më shumë se 10 minuta?

Personi B: Jo, jo 10 minuta. Por po.

Personi A: Si je? Duhet të të pyes fillimisht, si je?

Personi B: Po, kjo është traditë shqiptare në gjithë botën.

Personi A: Ok harrova çfarë doja të thoja. Ka dy gjëra për të cilat kam nevojë për ndihmën tënde, me prioritet. E para është kontrata me Top Channel. Ta kam përcjellë. Ata nuk pranojnë të ndryshojnë periudhën e kontratës. Janë shumë të fortë. Jemi përplasur me njëri-tjetrin për tre muaj, dhe në fund nuk kisha asnje rrugë tjetër veçse të ulem, dhe duket sikur në këtë moment do të dëmtojmë menjëherë Bankers-in. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë ide, si mund të provojmë të zgjasim pak periudhën e kontratës, sepse kemi shpenzuar para. Tani jemi në fund të prillit, dhe kemi shpenzuar para për tetë muaj. E kupton çfarë dua të them?

Personi B: Po. Ç’të them? Nuk kam ndonjë ide. Nëse ata mund ta zgjatin periudhën, të zgjasim kontratën deri më 31 mars.

Personi A: Ata nuk pranojnë. Me kanë kthyer përgjigje me email dhe do ta të përcjell tani. Gjithsesi, për Top Channel, nuk mendoj se mund të negociojmë më, sepse kemi tre muaj që negociojme dhe ata duan ta publikojnë. Duan të bëjnë një program televiziv për Bankers në fundjavë.

Personi B: Ok, por a do të mbulojnë ata këto tre muaj që nuk kanë dhënë asnjë shërbim? Dua të them se…

Personi A: Në fakt, vitet e fundit, nuk e di çfarë ndodhi me Top Channel, por shumicën e rasteve e mbulojnë, e mbulojnë me heshtje, e mbulojnë me maska. E kupton çfarë dua të them?

Personi B: Por ata kanë bërë ndonjë raport, ndonjë lajm?

Personi A: Jo,jo. Për tre muajt e fundit, jo. Nuk kam përdorur asnjë TV. jo.

Personi B: Pra, ajo që përkufizon kontrata me Top Channel eshtë që ata duhet të japin shërbim gjatë gjithë periudhës sepse ne i paguajmë me një shumë të përgjithshme.

Personi A: Po, e di. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë dokument mbështetës nga e kaluara, por unë muk kam asgjë. Mendoj se Laura ka, sepse…

Personi A: Mund të flasësh me të në mëngjes kur të shihemi. Sepse ata duan që kontrata të mbyllet perpara dates 30. Besoj se kanë përgatitur një program dhe po presin vetëm përgjigjen time. Me kanë dërguar një email që më kërcënojnë. “Jemi duke përgatitur një program për taksën ushtrimit, 120 milionë që Bankers është ngarkuar, dhe pse nuk është ekzekutuar?” Kjo është shumë e ashper.

Personi B: Kjo është mënyra si punojnë ata. Jo vetëm ata.

Personi A: E di, e di si punojnë, por desha të nxjerr ndonjë përfitim më shumë për kompaninë. Dështova në momentin e fundit. Gjithsesi, kam arritur diçka ndërkohë. Në fillim donin 400 euro, dhe në fund ra në 185.

Skandali i Bankers/ Si u ble heshtja e mediave të mëdha për

Skandali i Bankers/ Si u ble heshtja e mediave të mëdha për

 

Skandali i Bankers/ Si u ble heshtja e mediave të mëdha për

 

Skandali i Bankers/ Si u ble heshtja e mediave të mëdha për

Video

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

? Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve – paralajmëron goditje të re ndaj ndërtimeve pa leje! Pas tre javësh pushime, Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kryeministri, ku ka zhvilluar takime me ministra dhe deputetë socialistë. Ndërkohë, pritet prezantimi i kabinetit të ri dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare së PS. Por paralel me lëvizjet politike, Rama ka publikuar pamje nga prishjet me fadromë në Kepin e Rodonit, duke theksuar se aksioni kundër ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet për këtë paralajmëron masa të reja. ? Lind pyetja: Kush i lejoi këto ndërtime, që sot Rama detyrohet t’i shembë me fadromë?" https://www.vna.al/politika/pas-pushimeve-rama-rikthehet-ne-zyre-ndertimet-pa-leje-kercenon-me-fadr-i13626

?Pamje dramatike. Ushtria izraelite sulmon Spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 15 palestinezë mbetën të vrarë, në mesin e të cilëve edhe gazetarë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme