Kronika 6 August 2025, 09:27 Nga VNA

“Ishte keqkuptim” Vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Meqemeja

Ndaje në Whatsapp
“Ishte keqkuptim” Vetëdorëzohet në polici biznesmeni

Biznesmeni Sokol Meqemeja, i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën dyshimet për ndërtim pa leje të një Termocentrali (TEC), është vetëdorëzuar në polici dhe më pas është liruar, pasi verifikimet në terren rrëzuan plotësisht akuzat ndaj tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, inspektimet e kryera në zonën ku po zhvillohej ndërtimi treguan se objekti nuk ishte një TEC, siç dyshohej fillimisht, por një impiant pastrimi gazi – pjesë integrale e procesit të nxjerrjes dhe filtrimit të gazit natyror në pusin aktiv të kompanisë.

Gjatë dëshmisë së dhënë në komisariat, Meqemeja u shpreh se bëhej fjalë për një “keqkuptim të ushqyer nga informacione dashakeqe”, duke sqaruar se:

“Impianti është pjesë integrale e procesit të filtrimit të gazit dhe nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë.”

Ai shtoi se ndërtimi është kryer në përputhje të plotë me legjislacionin dhe me dijeninë e autoriteteve përkatëse, përfshirë dokumentacionin teknik dhe mjedisor.

Meqemeja akuzoi gjithashtu persona të caktuar për përhapjen e informacioneve të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe krijimin e një “furtune mediatike pa baza reale”.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme