Politika 16 May 2024, 22:25 Nga VNA

“Gabim shumë i madh”, Rama tregon çfarë i tha Veliajt pasi doli nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
“Gabim shumë i madh”, Rama tregon çfarë i tha

Kryeministri Edi Rama ka treguar për emisionin “Opinion” se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Pas daljes nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë dhe analistë të cilët sipas tij, e kishin sulmuar në studio televizive.

Për këtë, Rama deklaron se i ka thënë Veliajt se ka bërë shumë gabim që ka sulmuar analistët dhe gazetarët. Sipas Ramës, sulmet e tyre nuk janë të denja për një person që ka poste të larta si Veliaj.

“Po, i thashë. Gabim shumë i madh. Sepse unë personalisht kam pasuar shumë herë reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse këto sulme nuk janë sulme të denja për kë do qoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonatë, një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj… Unë këtë e kam thënë 1 mijë herë, jo po prapë se shiko. Unë jam ndryshe. Ky është thelbi dhe ju nuk doni ta pranoni, ok mos e pranoni. Jam ndryshe mor shok, jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj” tha Rama.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme