Politika 16 May 2024, 09:37 Nga VNA

Pr.ligji për kalimin e pronës shtetërore në private/ “Ligj i porositur nga mafia”, Basha thirrje mazhorancës

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mazhorancës që të fusë në rendin e ditës në Kuvend të projekt-ligjit që ka të bëjë me kalimin e pronës shtetërore në private nëpërmjet shitjes me ankand, tjetërsimit dhe shkëmbimit me pasuri private nga institucione në varësi të Kryeministrit apo të organeve të qeverisjes vendore.

Sipas Bashës, qeveria po ndjek të njëjtën skemë me inceneratorët me ligje të porositur nga mafia e pronave publike.

Kreu demokrat i bën thirrje të tërhiqen përpara se të përfundojnë pas hekurave ku as kryeministri Edi Rama nuk do t’i mbrojë dot.

Postimi i plotë:

Sot në rendin e ditës është futur një projekt-ligj me porosi nga mafia e pronave publike. Tinëzisht dhe në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuar ata duan ta përvetësojnë pronat publike nëpërmjet shitjes me ankand, tjetërsimit dhe shkëmbimit me pasuri private nga institucione në varësi të Kryeministrit apo të organeve të qeverisjes vendore. Ky ligj korruptiv është në vazhdën e ligjeve të porositur nga oligarkia, duke imituar skemën e inceneratorëve.

Ky është Edi Rama, nga njëra anë propozon rezolutë kundër korrupsionit, nga ana tjetër e përdor atë për të fshirë buzët e pushtetit të trashura nga gostitë korruptive me pronat e shqiptarëve.

Kjo është hipokrizia shtinjake e një pushteti të kalbur që premton publikisht në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se do të futet në dietë, ndërsa në skutat më të errëta të Kuvendit nxiton të përgatisë ligje për të gllabëruar pronën publike në dobi të një grushti oligarkësh dhe në dëm të shoqërisë shqiptare.

Nuk mendojnë asnjë çast të hapin vende të reja pune për qytetarët, por vetëm planifikojnë vjedhjen e radhës në bashkëpunim me oligarkët. Bëjnë mirë të tërhiqen përpara se të përfundojnë pas hekurave ku nuk ka Edi Ramë që t’i mbrojë!

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme