Politika 14 May 2024, 21:19 Nga VNA

Ilir Meta i bashkohet protestës poshtë shtëpisë të Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta i bashkohet protestës poshtë shtëpisë të Sali

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar sot protestës së organizuar poshtë pallatit të Sali Berishës, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Meta tha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se “narkoshteti u soll më egër me Kosovën sesa Serbia”. “I gjithë populli i Kosovës duhet ta kuptojnë dhe duhet të bashkohen në misionin tonë për të rikthyer lirinë dhe demokracinë sepse kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës”, tha Meta.

“Sali Berisha është atje sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit, ndaj edhe sic më tha zoti Flamur, ka një mik të shquar nga Berlini dhe nga Brukseli. Evropa është në zemrat tona, në trashëgimin tonë, prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen sa më shumë si Ylli Bodinaku për të rrëzuar murin e inceneratorit.

Narkoshteti nuk kurseu as paratë e Evropës, paratë e IPADRDIT. Përveç braktisjes që i është bërë fermerëve, edhe fondet e Evropës i vodhi Edi Rama, si në asnjë vend tjetër dhe i çoi të inceneratorët.

Narkoshteti ka bërë që lideri i PD të jetë atje nga tmerri për të vërtetat që i thoshte cdo ditë në Kuvend, ndërkohë që Edi Rama nuk është pyetur asnjëherë jo vetëm për kryeaferën e inceneraotrëve por për asnjë PPP korruptive.

Jemi këtu për të shprehur solidaritetin me Sali Berishën, por shprehur mirënjohje për ata qytetarët që vijnë cdo ditë këtu.

Narkoshteti u soll me Kosovën me keq dhe me egër sesa Serbia. Narkoshteti deklaroi në Kuvendin e Kosovës që kishte partë një ëndërr që Kosova dhe Shqipëria do kishin një president.

I gjithë populli i Kosovës duhet ta kuptojnë dhe duhet të bashkohen në misionin tonë për të rikthyer lirinë dhe demokracinë sepse kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës” – tha Meta.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme