Politika 14 Maj 2024, 15:43 Nga VNA

Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE

Ndaje në Whatsapp

Shqiptarët renditen të dytët pas ukrainasve në personat që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2023. Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, 13845 shqiptarë nuk u lejuan gjatë vitit të shkuar të hynin në vendet evropiane, ndërsa lista kryesohet nga ukrainasit me 18325 persona.

Më pas në listën e shtetasve që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian renditen moldavët me 9795 persona, rusët me 8255 persona dhe turqit me 7365 persona.

Sipas EUROSTAT, në total 118935 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian iu refuzua hyrja në një nga kufijtë e jashtëm evropianë në vitin 2023 me një rënie prej 16.5% krahasuar me vitin 2022.

Qytetarët e Shqipërisë renditen të parët me 4780 persona në listën e 20 vendeve kryesore të shtetësisë për sa i përket refuzimit të kalimit në vendet evropiane përmes kufijve ajrorë gjatë vitit 2023 pasuar nga shetasit e Kolumbisë me 3 315 persona dhe Gjeorgjisë me 2925 persona.

Ndërsa nga kufijtë tokësore 7860 shqiptarëve u është refuzuar hyrja ndërkohë që në krye të lisëts janë ukrainasit me 16940 persona

Shumicës së shtetasve shqiptarë u është refuzua hyrja në kufijtë tokësorë grekë dhe italianë por edhe kroatë. Gjatë vitit 2023 Greqia u ka refuzuar hyrjen e 4025 shqiptarëve pasuar nga Italia e cila u ka refuzuar hyrjen 3380 shqiptarëve dhe Kroacia 1765 shqiptarëve.

Agjencia Evropiane e Statistikave sjell edhe të dhëna lidhur me shtetasit që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Europian ku shqiptarët janë të shumtë në numër në disa vende evropiane.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, 33245 shtetas nga Shqipëria janë identifkuar me qëndrim të paligjshëm në 2023 në vendet evropiane nga 38300 që ishin identifikuar në vitin 2022.

Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës “Shengen”, apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë./Voa/

Video

Çfarë mendonte dikur Berisha për zgjedhjet me një kandidat

Arbër Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagreb, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen ndaj HNK Gorica që në minutën e pestë të takimit. Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka kontribuar gjithashtu me pesë asistime gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, Dinamo Zagreb javën e kaluar u shpall kampione e kampionatit kroat.

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme