Politika 16 May 2024, 21:47 Nga VNA

Adriana Kalaja shpërthen ndaj Gazment Bardhit: Nuk mund të jesh edhe me Berishën, edhe me banditin Dumani!

Ndaje në Whatsapp
Adriana Kalaja shpërthen ndaj Gazment Bardhit: Nuk mund të jesh edhe

Rithemelimi mesa duket nuk po gjen qetësi as pas bashkimit që bënë me grupin e Gazment Bardhit. Kjo vihet re nga deklaratat dhe qëndrimet e ndryshme që kanë për kauzat politike, por edhe nga mungesa në protestën tashmë të përnatshme poshtë shtëpisë së ish kryeministrit Sali Berisha.

Këtë gjë e bëri të qartë sonte edhe avokatja Adriana Kalaja, e cila njihet për simpatinë që ka për ish liderin e PD. Në fjalën e saj para mbështetësve të Berishës, Kalaja ka shpërthyer ndaj Gazment Bardhit dhe deputetëve që ka nga pas, për arsyen se nuk marrin pjesë në protestë dhe se nuk po bëjnë asgjë për të liruar kreun e Rithemelimit.

Kalaja nuk kurseu as ironitë për Bardhin, ku tha se kanë halle, është shumë e vështirë të harxhosh 5 milionë lekë në muaj dhe të bredhësh me shofer personal.

“Pse nuk vijnë deputetët? Çfarë përgjigje t’i jepja, se çdo deputetë ka përgjegjësitë peronale por ka dhe morale, se mandati është i juaji, jo i deputetëve. Nga Gazment Bardhi e të gjithë me rradhë. Pastaj për ta qetësuar, e di çfarë i thash? – lodhen, kanë halle, është shumë e vështirë të harxhosh 5 milionë lekë në muaj, e di sa e vështirë është. Se ju e keni kollaj, 50 mijë lekë, tak, tak, tak. 5 milionë më e pakta, është shumë e vështirë t’i harxhojnë në muaj, që kanë dhe makinën nga mbrapa, kanë dhe shoferin. 40 vite kam punuar unë, s’kam shofer unë, nuk kam as sekretare dhe të gjitha i bëj me shpenzimet e mia. Edhe s’marr as rrogë te Partia Demokratike. I kanë futur të gjithë me soj e sorollop. Njëri këshilltar këtu, tjetri këshillon se si duhet të buzëqeshi ai deputeti, tjetri e këshillon se si duhet ta veshi kravatën, do ta imitojmë dhe Edi Ramën ne. Dhe paguhen këshilltarët. Dhe ju vini çdo natë këtu, vini çdo natë në protestë, të njëjtët njerëz, të njëjtët fytyra. Problemi është që, çfarë po bëjnë këta deputetët? Çfarë po bëjnë deputetët për të liruar Sali Berishën?” – tha Kalaja.

Avokatja nuk kurseu as kreun e SPAK e cila e quajti bandit, si dhe pati një thirrje për Bardhin duke i thënë se nuk mund të jetë dhe me Berishën dhe me Dumanin.

“I them Gazment Bardhit të parit, meqenëse është kryetari i grupit parlamentar: nuk mund të jesh edhe me Sali Berishën, dhe me një bandit si Dumani” – u shpreh Kalaja.

[video width="480" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Video-2024-05-16-at-8.56.56-PM-2.mp4"][/video]

[video width="448" height="288" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Video-2024-05-16-at-8.56.56-PM-1.mp4"][/video]

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme